Infermier/e i/e pergjithëshëm (12)

50x50 komuna peje
QKMF Pejë
Objavljeno
12/12/2021
Grad
Peć
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Prano njoftimet me email

Opis

RN00007875
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 12/11/2021
Afati për aplikim: 13/12/2021 - 27/12/2021

Në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr. 06/L-l 14 për Zyrtarët Publik, të nenit 8 të Ligjit të Punës 03/L-212, nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 Për Rregullimin e Procedurave Të Konkursit në Sektorin Publik, Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare në Pejë, publikon:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës

Titulli i vendit të punës:

  1. Infermier/e i/e pergjithëshëm dymbëdhjetë (12) pozita .

Nëpunësi mbikqyres: Shefi i Njësisë. Infermierja kryesore.
Paga mujore - koeficienti: 4.8 - H- 68 (377.0 €)
Orari i punës: 40 orë në javë (orar i plotë)
Kohëzgjatja e emërimit: Në kohë të pacaktuar
Puna provuese:3 muaj

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Praktikon në përputhje me kodin etik dhe zbaton procesin e kujdesit infermieror të dokumentuar.
  • Reagon në mënyrë efektive për të papriturat ose ndryshon situatën me shpejtësi.
  • Vlerëson, planifikon, zbaton dhe rivlerëson kujdesin infermieror të ofruar në përputhje me moshën, gjendjen fizike, psikosociale, kulturore dhe shpirtërore të individit/ pacientit dhe familjes , në pajtueshmëri me standardet e përcaktuara.
  • Menaxhon rastet dhe avokon për të drejtat e tyre, duke qenë burim dhe person kontakti për ta.
  • Komunikon në mënyrë efektive me individin/pacientin apo familjen dhe ofron kujdes të standardit të lartë dhe dokumenton punën e bërë.
  • Ofron promovim dhe edukim shëndetsorë për individin/pacientin dhe familjen me theks të veqantë në marrjen e përgjegjësisë për vetëkujdes konform moshës dhe nevojave të identifikuara.
  • Grumbullon dhe dokumenton të dhënat subjektive dhe objektive për individin/ pacientin dhe rishqyrton informatat themelore të individit/pacientit duke u përendruar në ambientin ku jeton, vetëkujdesin dhe planifikimin e mëtutjeshëm.
  • Ofron shërbime për të parandaluar sëmundjen dhe për të avancuar dhe promovuar jëtë të shëndoshë dhe të sigurtë lidhur me: shëndetin riprodhues dhe planifikimin familjar.
  • Ofron shërbimet e kujdesit ante, peri dhe post natal, imunizimin dhe vaksinimin, zhvillimin e fëmijëve , kujdesin për adoleshentë dhe të rinjë dhe shërbimin oral prevenues.
  • Ofron shërbime infermierore duke përfshirë kujdesin shtëpiak për: nëna dhe fëmijë, sëmundje kronike jo ngjitëse, shëndet mendor dhe kujdesin terminal paliativ.
  • Pregaditë dhomën e egzaminimit me pajisje dhe furnizime të nevojshme të kërkuara për vizitë.gjithashtu asiston gjatë egzaminimit dhe procedurave të kërkuara.
  • Administron terapinë enterale dhe parenterale të përshkruara nga mjeku familjar me shkathtësi dhe përpikmëri.
  • Respekton masat aseptike gjatë marrjes së mostrave laboratorike përfshirë edhe kontrollën e kualitetit dhe mirëmbajtjen e të gjitha testeve të shpejta laboratorike /diagnostike dhe informon menjëherë rezultatet me vlera jonormale të testeve laboratorike, të ordinuara nga mjeku familjar.
  • Përmbanë konfidencialitet të plotë për të gjitha çështjet që i përkasin individit/pacientit dhe familjes, veprimtarisë së KPSH, përveq nëse është i/e autorizuar me shkrim nga menaxheri.
  • Mbështet dhe kontribuon në hulumtime të kujdesit shëndetsorë, që ndërlidhen me dëshmitë për siguri dhe praktikën efektive. Inkurajohet ngapuna ekipore ,( mjekun familjar,mjekun e përgjithshëm, stomatologun, infermieret familjare, infermieret në komunitet dhe asistent të stomatologut)
  • Vlerëson efektivitetin e kujdesit të ofruar nga ekipi i mjeksisë familjare, Identifikon problemet dhe ndihmon për zgjidhjen e tyre.
  • Vepron në cilësinë e anëtarit të ekipit të mjeksisë familjare në përputhje me nevojat e institucionit për kujdesin sa më cilësorë për individin /pacientin dhe familjen.
  • Merr pjesë në takime konsultative, profesionale, komunikojnë qartë saktë dhe krijojnë klimë të mirë pune që të rritë kënaqësitë e individit/ pacientit dhe familjes.
  • Është burirn i njohurive dhe shkathtësive për anëtarë tjerë të ekipit për të shkëmbyer përvojat klinike.
  • Vepron në mënyrë profesionale duke rrespektuar rregulloret për KPSH dhe vepron në përputhje me të gjitha rregulloret, procedurat dhe politikat e MSH në fuqi.
  • Zbaton detyrat e deleguara nga menaxheri në pajtueshmëri me politikat shëndetësore në fuqi, gjithnjë duke ruajtur konfidencialitetin profesional.
  • Punon dhe bashkëpunon me profesionistët tjerë shëndetsorë në KPSH , duke përdorur mekanizmin për monitorimin e rezultatit të kujdesit ndaj individit/ pacientit dhe familjes.
  • Identifikon Rëndësinë e kërkimit për të përmirësuar rezultatet e shëndetit për individin/pacientin.
  • Realizon veprimin e duhur dhe të sigurtë, deponon dhe administron paisjet, barnat dhe të gjitha informatat klinike në mënyrë të duhur dhe me një kosto efektive.
  • Merr pjesë në zhvillimin dhe përpilimin e udhzimeve dhe protokoleve të shkruara procedurave dhe shërbimet infermierore.
  • Zbaton protokolet e praktikave infermierore të bazuara në dëshmi, mbledh të dhënat në mënyrë sistematike, dhe vlerëson të dhënat në aspektin fizik, socio-kulturor dhe mendorë për shëndetin e individit/ pacientit dhe familjes.
  • Merrë pjesë në mbledhjet dhe aktivitetet e ekipit të mjeksisë familjare për të përmirësuar performancëne tij/saj dhe të institucionit.
  • Ka qëndrim pozitiv drejt ndryshimeve në përmirësimin e kujdesit dhe ngritjes së cilësisë përmes EVM.
  • Demonstron s'nkathtësi optimale klinike profesionale
  • Tregon aftësi për zbatim të vazhdueshëm të detyrave të punës sipas PVP,
  • Tregon përkushtim për ngritjen profesionale dhe përmirësimin e kompetencave.
  • Respekton plotësisht konfidencialitetin.
  • Shkrimi duhet të jetë i qartë dhe i lexueshëm.

Kuaiifikimi, pervoja dhe aftësitë për Infermier/e i/e përgjithshëm:

  • Shkolla e mesme /Bachelor -drejtimi i përgjithshëm. (Me mundësi të barabarta konkurimi).
  • Të kanë licencën valide të punës.
  • Të njofin punën me kompjuter (e dëshirueshme),
  • Njohja e dygjuhësisë (e dëshirueshme).

Kushtet e aplikimit:

Kandidatët që konkurojnë për këto vende të punës,kërkesës (aplikacionit),duhet të ja bashkangjesin edhe këto dokumente:

  • Dëshmin e kualifikimin të kërkuara me konkurs.( Diploma , Certifikata);
  • Për kandidatët të cilët kanë diplomuar jshtë Republikës së Kosovës, dokumentacionit duhet të i bashkangjitet edhe dokumenti i nostrifikimit të diplomës.
  • Licencën valide të punës të lëshuar nga Institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës .
  • Çërtifikatën e lindjes ,
  • Fotokopjen e letërnjoftimit,
  • Çërtifikatën që ndaj tij /saj nuk zbatohen hetimet,

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 13.12.2021 deri me 27.12.2021

Paraqitja e kërkesave

Të gjithë kandidatët e interesuar, Kërkesat (Aplikacionet) mund ti marrin në formë fizike në Arkivën e QKMF-së Pejë, apo ti shkakrkojnë nga ëeb faqja zyrtare e Komunës së Pejës https://kk.rks-gov.net/peje/ dhe portali shtetërorë https://konkursi. rks-gov.net/ . Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Arkivën e QKMF-së Pejë.

Vetëm Kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës e që konkurojnë për këto pozita , duhet që diplomat e tyre ( gradat universitare të fituara) të jenë të njohura ( nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit shkencës dhe teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ , nr. 12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës.

Dokumentacioni i cili i bashkangjitet aplikacionit duhet të jetë fotokopje dhe se i njëjti nuk kthehet.

Kandidatët te cilet perzgjedhen ,pas shpalljes së njoftimit publik ,duhet te sjellin dokumentet origjinale , si dhe çertifikatën mbi gjendjen shëndetsore.

Dokumentet e pakompletuara dhe të cilat nuk i pergjigjen kërkesave të konkursit,si dhe dokumentacioni qe mbërrin me vonesë nuk do të merret në shqyrtim .

Për informata më të hollësishme mund të informoheni në Zyrën e personelit të QKMF , nr. 49 apo në nr. Tel 039-423-424 çdo ditë pune deri në oren 14:00.

Rezultatet shpallen në ëeb faqen e Komunës së Pejës.