Infermier/e (20)

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Spitali i Përgjithshëm Gjakovë
Objavljeno
08/10/2021
Grad
Đakovica
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 08/09/2021
Afati për aplikim: 08/10/2021 - 15/10/2021

Në bazë tënenit 67 paragrafi.1 pika 3.2,paragrafi 5,6 dhe 7Z,nenit 68 paragrafi 3,4,5 dhe 7,nenit 69 paragrafi 2i Ligjit Nr.06, L-114 për Zyrtarët Publik: nenit 6 paragrafi 1.1 dhe neni 13 pika 1 dhe 3 të Statutit të Shërbimit Spitalor dhe Qendra Klinike Univerzitare e Kosovës,Neni 62 paragrafi 6 të Ligjit Nr.04 L-125 për Shëndetësi dhe në Nenin 22 të Statutit të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda Gjakovë U.d. Drejtori Ekzekutiv i Spitalit shpallë :

KONKURS

Nr. | Drejtorati i Infermierise | Nr.Vende të lira | Koeficienti

1 | Infermier të Përgjithshëm-Bachelor | 15 | 5.4
2 | Infermier të Përgjithshëm-Shkolla e Mesme |  5 | 4.8

Nr.References, Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda”Gjakove 022/09/2021

Qëllimi kryesor i vendit të punës (për të gjitha pozitat )

Ofrimi i sherbime shëndetësore në kuptimin cilësor, bazuar në nivelin professional që kërkohet për të gjithë profesionistët shëndetësor.

Detyrat dhe përgjegjësit të Infermierit të Përgjithëshm-Bachelor dhe Infermier të Përgjithshëm

  • Do të punojë si pjesëtar, ei ekipit të kujdesit mjekësorë,në ofrimin e standardit me të lartë të kujdesit shëndetësor të përqendruar në pacientin duke siguruar në çdo kohë kujdes të duhur dhe të sigurtë për pacientët.
  • Zbaton politikat integruese dhe udhëzimet organizative për standardet profesionale.
  • Të zbatojë të gjitha aktivitetet profesionale specifike për profesionin dhe departamentin ku punon
  • Caktoi, planifikoi, implementoi dhe vlerësoi kujdesin ndaj të sëmurit në përputhje me politikën e aprovuar
  • Të kolektoi të dhëna të sakta mbi pacientin sipas specifikave të infermierit teknikut përgjegjës.
  • Të insistoi sipas nevojës pacientit në mbajtje e higjienës personale, gjatë të ushqyerit, kryerjes së nevojave fiziologjike dhe aktiviteteve tjera që promovojnë shëndetin dhe mirëqenien e pacientit.
  • Të kontribuoi në krijim e një mjedisi të Sigurt klinik për te gjithë pacientet dhe kolegët.
  • Të siguroi komunikim të mirë gjatë dorëzimit të detyrës pas orarit te punës si dhe të dhëna te sakta për pacientet për të cilëtështë kujdesur gjate orarit të tij4 saj të punës.
  • T'ju japë pacienteve informata të sakta dhe të qarta lidhur me kujdesini cili iu ofrohet atyre.
  • Të kontribuoi në mbajtje e pastërtisë dhe higjienës në mjedisin ku punon dhe të punoi gjithnjë në përputhje me udhëzuesit mbi kontrollin e infeksionit.
  • Të administroi terapinë e përshkruar në përputhje me politiken institucionale.
  • Të marrë pjesë në aktivitetet për edukimine vazhdueshëm profesional në mënyre që të freskoi dhe avancoi njohuritë dhe standardet e punës infermierike.
  • Të kryej edhe detyra tjera që kërkohen nga mbikëqyrësi për të siguruar efikasitet të lartë në punë.
  • Të ruaj konfidencialitet të plotë për çështjet që kanë të bëjnë me trajtimin e pacientit apo punën e institucionit, përveç në rastet kur kjo autorizohet me shkrim, në përputhje me politikeninstitucionale.
  • Të regjistrohet dhe licencohet tek autoritetet përkatëse zyrtare.
  • Gjithnjë të veprojë në mënyrë të tille, që do te ndihmonte në avancimin e marrëdhënieve të mira pacient — infermier, e.
  • Punon dhe bashkëpunon me profesionistët tjerë shëndetësor duke përdorur mekanizmin për monitorimin e rezultatit të kujdesit ndaj pacientit.
  • Lehtëson koordinimin e kujdesit për të arritur rezultatete shëndetit.
  • Zbaton protokolete praktikave infermierore të bazuara në dëshmi, gjatë ofrimit të kujdesit infermieror.
  • Përdor dhe kontribon në hulumtime që ndërlidhen me dëshmitë për siguri dhe praktikën efektive dhe efiqente.

Kushtet e kërkuara për Bachelor -Infermier i Përgjithshëm

  • Diploma e Fakultetit të Bachelor -Infermier i përgjithshëm
  • Licenca e punës,-nga Ministria e Shëndetësise nga lëmia përkatese Bachelor
  • Të jetë i aftë në pikpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse:
  • Të mos jetë i denuar me vendimin të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje:
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozite e zyrtarit publik,të pushuar sipas ketij ligjis.
  • Certifikate e Lindjes dhe
  • Letërnjoftim(Kopje)
  • Mund të sillni edhe dëshmi tjera aftësimi,rekomandime specifike etj.

Kushtet e kërkuara për Infermier të Përgjithshëm- Shkolla e mesme e Mjeksise:

  • Diploma e Shkolles së Mesme të Mjeksise drejtimi -Infermier i përgjithshëm
  • Licenca e punës,-nga Ministria e Shëndetësise nga lëmia përkatese Bachelor
  • Të jetë i aftë në pikpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse:
  • Të mos jetë i denuar me vendimin të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje:
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozite e zyrtarit publik,të pushuar sipas ketij ligji.
  • Certifikate e Lindjes dhe
  • Letërnjoftim(Kopje)
  • Mund të sillni edhe dëshmi tjera aftësimi,vekomandime specifike etj.

Dokumentacioni i bashkangjitur këtij aplikim nuk kthehet.

Orgjinalin e këtyre dokumenteve ose të vërtetuara te noteri do të kërkohet vetëm atëher kur kandidati thirret për punë.

Përvoja epunës do të ketë përparësi

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimine kërkuar dhe kanë aftësinë profesionale përkryerjen e detyrave sipas këtij konkursi.

Procedurat e konkurrimit: Hapja e procedures së konkurimit shpallet nga NJBNJ,në ueb faqen e konkurimeve te SIMBNJ ,të paktën 30 ditë para dates së planifikuar për paraqitjen e aplikimit nga kandidatet interesuar Konkurimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Afati për pranimin e aplikacioneve është 8 ditë kalendarike mbas perfundimit të njoftimit në të SIMBNJ

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyren e Sektorit e Personelit të Spitalit.

Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në nr.tel.390-337 (Gjatë dorëzimit të aplikacioneve duhet respektohen masat anti Covid me maska distance) Aplikacionete derguara pas mbylljes se konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Kandidatët që i plotësojnë kriterete konkursit do ti nënshtrohen testit me shkrim.

https://konkursi.rks-gov.net/

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

26/11/2021