Infermier/e (2)

dragash logo min e1558652293568
QKMF Dragash
Objavljeno
22/07/2021
Grad
Dragash
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik, Komuna e Kamenicës shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

  • Titulli i vendit të punës: Infermier/e për komunitete në QKMF dhe QMF Dragash .
  • Institucioni: QKMF Komuna e Dragashit
  • Departamenti/ Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale-QKMF
  • Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Numri i pozitave: (2) dy
  • Mbikqyrësi: Drejtori i QKMF-SË
  • Grada/Koeficienti: H-68
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar

Detyrat dhe përgjegjësitë për infermier/e

  • Praktikon përputhjen me kodin etik dhe zbaton procesin e kujdesit infermieror të dokumentuar
  • Reagon në mënyrë efektive për të papriturat ose ndryshon situatën në shpejtësi
  • Komunikon në mënyrë efektive me individët, pacientët apo familjen dhe ofron kujdes të standardit të lartë dhe dokumenton punën e bërë
  • Ofron promovim dhe edukim shëndetësorë për individin, pacientin dhe familjen në theks të veçante në marrjen e përgjegjësisë.
  • Inkurajohet nga punë ekipore nga mjeku familjar dhe mjeku i përgjithshëm
  • Ofron shërbimet e kujdesit antental dhe post-natal, imunizimin dhe vaksinimin
  • Përgatit dhomën e ekzaminimit me pajisje dhe furnizime të nevojshme të kërkuar për vizitë, gjithashtu asiston gjatë ekzaminimit të procedurave të kërkuara, si dhe administron terapin enterale dhe paranterale të përshkruara nga mjeku familjar
  • Kryen edhe punë administrative dhe vepron në mënyrë profesionale dhe në përputhje me të gjitha rregulloret, procedurat dhe politikat e Ministrisë së Shëndetësisë në fuqi për KPSH- ën.
  • Zbaton detyrat e deleguara nga menaxheri në pajtueshmëri me politikat shëndetësore në fuqi, gjithnjë duke e ruajtur konfidencialitetin
  • Realizon veprimin e duhur dhe të sigurt, deponon dhe administron pajisjet, barnat dhe të gjitha informatat klinike në mënyrë të duhur dhe me një kosto efektive.
  • Zbaton protokollet e praktikave infermierore

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Të ketë kryer shkollën e mesme te Mjekësisë
  • Të jetë Infermier/e i/e regjistruar dhe licencuar në MSH
  • Të ketë shkathtësi pune i/e pa varur në ekip
  • Të njohë gjuhen zyrtare shqipe dhe
  • Të ketë gatishmëri të punoj në të gjitha grupet, pa dallim: moshe, gjinie, kulture, etnie, religjioni apo race.

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar
  • Rezymeja personale ( CV)
  • Dokumenti personal ( Letërnjoftimi apo Pasaporta), fotokopje
  • Diploma e kualifikimit
  • Kopjet e Licencës
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuar nga MASHT
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime ( Origjinali )
  • Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga Komisioni

Dokumentet duhet të jenë në Kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen në rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata të cilat do të jenë të dëshmuara ( jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi ).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim(21/06/2021 deri me dt.21/07/2021, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 22/07/2021 deri më 05/08/2021.(15:30)

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Zyrën e Shërbimit të Personelit k. Dragash, si dhe mund të shkarkohen nga Web-faqja zyrtare e Komunës së Dragashit, dhe të plotësuarat dorëzohen në zyrën e pranimit Dragash.

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

  • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të pranohen.
  • Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Slični oglasi