Grante për vullnetarizëm

KCSF
Objavljeno
02/08/2021
Grad
Kosovo
Kategorija
Vrsta oglasa
Podobnost
Individë, Organizatat Jo-Qeveritare

Opis

QENDRA E BURIMEVE PËR SHOQËRI CIVILE NË KOSOVË

THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE PËR VULLNETARIZËM

Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë ka për qëllim të zhvillojë kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë përmes trajnimeve të përshtatura dhe të dizajnuara në bazё tё nevojave tё OShC-ve, mentorimit tё drejtpёrdrejtё nё punёn qё bёjnё, si dhe pёrmes ndarjes sё informatave tё vazhdueshme pёr aspektet kryesore tё zhvillimit organizativ dhe tё qytetarisё aktive, nё pёrgjithёsi. Përveç kësaj, Qendra zbaton skemën e granteve për vullnetarizëm që ka për qëllim mbështetjen e nismave për aktivizëm qytetar dhe promovim të vullnetarizmit në vend.

Grantet për vullnetarizëm kanë për qëllim arritjen e rezultateve konkrete brenda një kornize të caktuar kohore. Përfituesit e këtyre granteve mund të jenë individët, iniciativat e paregjistruara dhe organizatat joqeveritare që prezantojnë propozimet më bindёse dhe më kreative, të cilat kanë potencial të lartë për t’i angazhuar qytetarёt dhe qytetaret e Kosovёs nё adresimin e çёshtjeve tё komunitetit ku ata jetojnё.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

  • Individët
  • Iniciativat e paregjistruara
  • Organizatat Jo-Qeveritare (OJQ-të) vendore që janë të regjistruara në Kosovë.

KOHËZGJATJA DHE BUXHETI

Kohëzgjatja e projektit nuk duhet të jetë më e gjatë se 12 muaj.

Buxheti maksimal që kërkohet për financim në kuadër të kësaj thirrjeje nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 5,000.00 (pesë mijë) EUR.

DORËZIMI I APLIKACIONEVE

Aplikantët duhet t’i dërgojnë aplikacionet e kompletuara në rc-kosovo@kcsfoundation.org. Do të merren parasysh vetëm aplikacionet që përmbushin të gjitha kërkesat e thirrjes, të specifikuara në udhëzimet për aplikim dhe formularin e aplikimit. Afati i fundit për aplikim është 31 gusht 2021, në ora 15:00.

Të gjitha informacionet shtesë, duke përfshirë udhëzimet dhe formularët e aplikimit, mund të sigurohen në www.kcsfoundation.org. Çfarëdo pyetje që mund të keni rreth përgatitjes së aplikacionit mund të na shkruani në emailin rc-kosovo@kcsfoundation.org.

Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë është projekt që financohet nga Bashkimi Europian (BE), bashkë-financohet nga Suedia dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).

Potpuno saopštenje.