Gardarobier/e

50x50 prizren logo
Opština Prizren
Objavljeno
22/09/2021
Grad
Prizren
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për Zyrtarët Publikë, Neni 67, neni 37 i Ligjit Nr.02/L-57 për Institucionet e Kulturës, pika 2 e nenit 13 të Ligjit për Teatrot dhe neni 13 i Statutit të Teatrit të Qytetit të Prizrenit Bekim Fehmiu, Komuna e Prizrenit, shpallë:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport Teatri Profesional

Titulli i pozitës : Gardarobieri
Nr. i pozitave : 1 (një)
Grada / koeficienti : 6
I përgjigjet : Drejtorit të teatrit
Orari i punës : I plotë 40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Gardarobieri kujdeset për klasifikimin e gardarobës , stolive, këpucëve në numërzimin e tyre, rregullimin, depozitimin dhe mirëmbajtjen e tyre;
  • Kujdeset për pastërtinë e dhomës së tërësishme të gardarobës dhe këpucëve;
  • Kujdeset për larjen (këmisha, nënkëmisha, bregë, kravat, qorapat dhe të gjitha elementet e gardarobës të cilat në pikëpamje higjienike duhet të jenë të pastërta (të lahen, teren, hekurosen) dhe të kthehen në garderobë;
  • Hekuros të gjitha elementet e gardarobës të cilat në pjesën teatrale kërkohën të jenë të hekurosura dhe atë për çdo shfaqje teatrale;
  • I ndihmonë aktorëve dhe statistëve të përgaditen për dalje në skenë dhe ndihmonë edhe në veshjen e tyre;
  • Paketon garderobën dhe këpucët e nevojshme për shfaqjet në teren dhe pjesëmarësit si mysfair (që ngarkon dhe shkarkon garderobën);
  • Paraqet çfardo elementi të humbur të garderobës ose të këpucëve si dhe dëmtimin e tyre;
  • Kryen edhe punë tjera nga fushëveprimi i vet, edhe gjatë kohës së qëdrimit të Teatrove në teatrin “ Bekim Fehmiu “ ;
  • Kryen edhe detyra tjera për stafin administrative, artistik dhe teknik që urdhërohen nga drejtori i Teatrit

Kualifikimi:

  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • 1 vit përvojë pune (të dëshmohet me TRUST);

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën specifike
  • Njohuri teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Fotokopja e letërnjoftimit
  • Ekstrakti i lindjes
  • Dëshmi mbi përvojën e punës (Përvoja e dëshmuar me Vërtetim dhe me Trust);
  • Dy - rekomandime ( nëse keni )
  • Diploma e noterizuar
  • Çertifikata të trajnimeve
  • Çertifikatën që nuk jeni nën hetime

Konkursi ngel i hapur 10 ditë kalendarike, e drejta për aplikim fillon nga data 22.09.2021 deri më datën 29.09.2021 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konkurset- njoftimet/aplikacione/si dhe në https://konkursi.rks-gov.net/jobs pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë -Adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren. VËMENDJE: Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashihet me Ligjislacionin në fuqi. Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.

Prano njoftimet me email