Thirrje: furnizimi me material fidanor të perimeve

Opština Priština
Objavljeno
04/11/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa

Opis

Drejtoria e Bujqësisë

THIRRJE PËR APLIKIM
Furnizimi me material fidanor të perimeve

Ftohen të gjithë fermerët e komunës së Prishtinës, të aplikojnë për furnizim me material fidanor të perimeve, për kultivim në ambient të hapur, si dhe në ambient të mbyllur – serra.

Kulturat:

  • Fidanë të specave “Somborka” (djegës) F1,
  • Fidanë të specave “Amanda” (pa djegës),
  • Fidanë të specave të bardhë të gjatë (pa djegës),
  • Fidanë të specave të bardhë të gjatë (djegës),
  • Fidanë të specave të kuq,
  • Fidanë të preshve (purrive),
  • Fidanë të lakrave të bardha,
  • Fidanë të lakrave të kuqe,
  • Fidanë për tranguj të vegjël (F1),
  • Sallata dimërore “therrajka”.

Kriteret e përgjithshme:

  1. Aplikuesi duhet të ketë pronën në territorin e komunës së Prishtinës dhe të jetë banor rezident i saj;
  2. Fermerët me sipërfaqe të planifikuar për mbjellje, prej 0.02 deri 0.10 ha, do të përkrahen vetëm për një kulturë perimtare - material fidanor;
  3. Fermerët të cilët kanë sipërfaqe më shumë se 0,10 ha do të përkrahen me të gjitha kulturat perimtare - material fidanor;
  4. Para mbjelljes së kulturave fidanore, toka duhet te jetë e përgatitur komfor kërkesave të kulturës së planifikuar për mbjellje;
  5. Nuk mund të jetë përfitues më shumë se një anëtar i bashkësisë familjare;
  6. Fermerët të cilët nuk kanë pronën në pronësi familjare, por shfrytëzojnë toka më qira, duhet të kenë marrëveshje të nënshkruar nga palët, në kohëzgjatje prej një (1) viti.

Kriteret specifike:

  • Në kushte të barabarta, përparësi kanë zonat me prioritet të identifikuara nga Komuna;
  • Njohuri elementare në fushën përkatëse;
  • Fermerët me përgatitje profesionale shkollore (shkolla e mesme bujqësore, fakulteti përkatës);
  • Fermerët të cilët kanë ndjekur trajnime përkatëse;
  • Gratë fermere dhe grupet e margjinalizuara;
  • Familja (fermerët) pa asnjë anëtar të punësuar(përparësi);
  • Prona në pronësi të aplikuesit (fermerit);
  • Infrastruktura përcjellëse (burimi i ujit, sistemi ujitjes);
  • Konfiguracioni i terrenit.

Dokumentacioni:

  1. Numri identifikues i fermerit (NIF);
  2. Kopja e një dokumenti identifikues valid të Republikës së Kosovës;
  3. Certifikata mbi pronësinë e paluajtshme, jo më e vjetër se një vit;
  4. Marrëveshja në mes palëve – nëse toka është me qira, për një (1) vit;
  5. Vërtetimi i tatimit në pronë për vitin 2020;
  6. Dëshmi nga institucioni përkatës rreth statusit të punësimit (nëse posedon).

Data e aplikimit, prej 05.11.2021 deri më 19.11.2021.

Potpuno saopštenje.

Prano njoftimet me email