Ftesë për projektet e trashëgimisë kulturore

Ministarstvo kulture, omladine i sporta
Objavljeno
23/07/2021
Grad
Kosovo
Kategorija
Vrsta oglasa
Podobnost
Individë, Organizatat Jo-Qeveritare

Opis

FTESË PUBLIKE PËR PROJEKTET E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR OJQ DHE INDIVIDË  PËR VITIN 2021

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/Departamenti i Trashëgimisë Kulturore i fton organizatat e regjistruara si OJQ (sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asocimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës apo në shtetin ku është e koncentruar diaspora), si dhe Individët, programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e Trashëgimisë Kulturore, të aplikojnë me projekt propozime të cilët adresojnë dhe përmbushin njërin nga objektivat:

  • PROMOVIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE SI KOMPONENT PËR NGRITJE TË VETËDIJES DHE EDUKIM TË GJENERATAVE TË REJA NË KOSOVË DHE MËRGATË
  • MBËSHTETJA E HULUMTIMEVE, KËRKIMEVE DHE PREZANTIMEVE NË FUSHËN E TRASHËGIMISË KULTURORE
  • INTEGRIMI DHE PROMOVIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE PËR ZHVILLIM TË TURIZMIT
  • FONDI I MOBILITETIT PËR FUSHËN E TRASHËGIMISË KULTURORE
  • PROMOVIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE SI KOMPONENT PËR NGRITJE TË VETËDIJES DHE EDUKIM TË GJENERATAVE TË REJA NË KOSOVË DHE MËRGATË

Me qëllim të zhvillimit pozitiv të debatit bashkëkohor në fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë ky objektiv synon përkrahjen e aktiviteteve që ndërlidhen me:

  • Organizimin e kampeve të restaurimit për lokalitetet e trashëgimisë kulturore duke i targetuar të rinjtë, mjeshtrit dhe pronarët;
  • Shënimi i Ditëve Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore;
  • Organizmi i kampanjave të vetëdijesimit rreth zbatimit të politikave publike (ligjit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe strategjisë kombëtare për trashëgimi kulturore);
  • Promovimi i dijeve tradicionale; transferim i kujtesës kolektive dhe rrëfimeve gojore nga brezi i vjetër te brezi i ri;
  • Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe kulturës të Kosovës për të rinjtë e mërgatës;
  • Promovimi i diversitetit kulturor, respektimi dhe mbrojtja e trashëgimisë dhe shprehjes kulturore;

Grupet e synuara të kësaj objektive janë:

  • Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme;
  • Studentët;
  • Mësimdhënësit;
  • Të moshuarit;
  • Personat me nevoja të veçanta;
  • Gratë;
  • Mërgata;

MBËSHTETJA E HULUMTIMEVE, KËRKIMEVE DHE PREZANTIMEVE NË FUSHËN E TRASHËGIMISË KULTURORE

Me qëllim të konsolidimit kualitativ dhe përmbajtjesor të veprimtarive qe ndërlidhen me Trashëgiminë Kulturore  ky objektiv synon përkrahjen e aktiviteteve që ndërlidhen me:

  • Realizimin e hulumtimeve në lidhje me fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore;
  • Prezantimi i gjetjeve dhe arritjeve kërkimore në fushën e trashëgimisë kulturore;
  • Botimi i rezultateve të arritura;
  • Organizimi i konferencave, simpoziumeve dhe tryezave hulumtuese;
  • Bursat për studime, në profilet deficitare ( Shkenca arkeologjike, antropologji fizike dhe ose biologjike, arkeologji klasike, Histori e artit ) të Kosovës, në fushën e trashëgimisë kulturore: materiale dhe jo-materiale;

Grupet e synuara të kësaj objektive janë:

  • Studentët;
  • Profesionistët e rinj;
  • Profesionistët në fushën e Trashëgimi Kulturore;

INTEGRIMI DHE PROMOVIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE PËR ZHVILLIM TË TURIZMIT

Me qëllim të vazhdimit të procesit të punës së Qeverisë së Kosovës për promovim e trashëgimisë kulturore dhe të turizmit kulturor në vend dhe jashtë ky objektiv synon përkrahjen e aktiviteteve që ndërlidhen me:

  • Funksionalizimi i monumenteve për funksione të ndërlidhura me industrinë e turizmit;
  • Promovimi i gastronomisë lokale tradicionale si prodhim turistik;
  • Promovimi ndërkombëtar i Turizmit Kulturor;
  • Përfshirja e mërgatës në promovim të Trashëgimisë Kulturore dhe zhvillim të Turizmit Kulturor;

Grupet e synuara të kësaj objektive janë:

  • Asociacionet e turizmit;
  • Organizatat që kanë fushë-veprimtari promovimin e trashëgimisë kulturore;
  • Pronarët e monumenteve të Trashëgimisë Kulturore;
  • Zejtarët, artizanalët etj.

FONDI I MOBILITETIT PËR FUSHËN E TRASHËGIMISË KULTURORE

Me qëllim të promovimit të trashëgimisë kulturore ky objektiv synon përkrahjen e aktiviteteve që ndërlidhen me:

  • Pjesëmarrja/Prezantimi/Performimi i akterëve/individëve dhe OJQ-ve në ngjarje (konferenca, festivale, panaire, koncerte, ekspozita etj.) ndërkombëtare;
  • Pjesëmarrja/Prezantimi/Performimi i akterëve/individëve dhe OJQ-ve në mërgatë në ngjarje (konferenca, festivale, panaire, koncerte, ekspozita etj.) në Kosovë;
  • Pjesëmarrja/Prezantimi/Performimi i akterëve/individëve dhe OJQ-ve të huaj në ngjarje konferenca, festivale, panaire, koncerte, ekspozita etj.) në Kosovë;

Grupet e synuara të kësaj thirrje janë:

  • Profesionistët e trashëgimisë kulturore;
  • Studiues hulumtues;

OJQ-të dhe Individët, në përputhje me këtë ftesë publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për Promovimin e Trashëgimisë Kulturore, në fushën e Trashëgimisë së Arkitekturore, Arkeologjike, të Luajtshme, Shpirtërore, Audio – Vizuale, Menaxhimit te Integruar dhe Turizmit Kulturorë.

Vlera totale e planifikuar e ftesës është 400,000.00 mijë euro.

  • Shuma minimale e mbështetjes financiare për OJQ-të që mund të alokohet për çdo projekt është 5,000.00 Euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 50,000.00 Euro.
  • Shuma minimale e mbështetjes financiare për Individë që mund të alokohet për çdo projekt është 5,000.00 Euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 25,000.00 Euro.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune dhe përfundon me datën 12 Gusht 2021, në ora 16.00.

Kriteret e përgjithshme për OJQ-të:

Për t’u kualifikuar për mbështetje financiare publike, aplikuesit duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme minimale të përcaktuara me dispozitat në vijim:

  • të jenë të regjistruar si OJQ sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asociimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës apo në shtetin ku është e koncentruar diaspora;
  • të jenë të pajisur me numër fiskal sipas kërkesave të legjislacionit tatimor të Republikës së Kosovës, përkatësisht dokumentacionin ekuivalent sipas legjislacionit të shtetit përkatës për OJQ-në e huaj;
  • të kenë kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit;
  • të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete;
  • OJQ-të nuk kanë të drejtë të aplikojnë me më shumë se një projekt, në të njëjtën thirrje, ose anëtarët themelues të OJQ-ve të aplikojnë edhe si individ.
  • Nëse projektet kanë të bëjnë me ndërhyrje/aktivitet në objektet të trashëgimisë kulturore, atëherë kërkohet leja (aprovimi) nga organi kompetent, ashtu siç parashihet me legjislacionin në fuqi.
  • të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës (stafi i angazhuar për realizimin e projektit nuk lejohet të jetë i punësuar në MKRS ose institucioneve vartëse të saj)
  • Vërtetimin që OJQ-ja nuk ka obligime tatimore (nga ATK).

Kriteret e përgjithshme për Individët:

  • të kenë kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit;
  • të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete;
  • Individët nuk kanë të drejtë të aplikojnë me më shumë se një projekt, në të njëjtën thirrje, dhe
  • të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës (personi që realizon projektin nuk lejohet të jetë i punësuar në MKRS ose institucioneve vartëse të saj)

Në rast të dështimit për të përmbushur ndonjërin nga kriteret specifike, aplikacioni do të konsiderohet i pa kompletuar dhe si i tillë nuk do të kualifikohet për mbështetje financiare.

Kriteret e vlerësimit:

Me rastin e vlerësimit të projekt-propozimeve, Komisioni do të vlerësojë me sa vijon:

  • a posedon OJQ-ja, respektivisht individi, kapacitete profesionale për të kryer aktivitetet e planifikuara të projektit /programit (a kanë aftësitë e duhura dhe aftësitë për zbatimin e projektit, si dhe njohuri në lidhje me çështjet që trajtohen në këtë ftesë të cilat duhet të dëshmohen me CV dhe Diploma përkatëse)
  • a posedojnë kapacitete të menaxhimit të mjaftueshme OJQ-ja (duke përfshirë personelin, pajisjet për të udhëhequr me projektin)?
  • a është i përcaktuar ekipi i projektit dhe detyrimet e anëtarëve të ekipit?
  • sa relevant është projekt-propozimi për qëllimet dhe fushat të ftesës publike (a ndërlidhet projekti me aktivitetet e parapara me politikat e fushës, të cilat i mbulon ftesa publike?
  • a janë objektivat e projektit/programit të përcaktuara në mënyrë të qartë dhe realisht të arritshme?
  • a janë aktivitetet e projektit / programit të qarta, të arsyeshme, të kuptueshme dhe të zbatueshme?
  • a janë kostot e projektit/programit reale në lidhje me rezultatet specifike dhe kohëzgjatjen e pritshme të projektit?
  • a janë kostot e projektit në përputhje me aktivitetet e planifikuara të projektit/programit?

OJQ-të dhe Individët mund të aplikojnë me më së shumti  (1) projekt në kuadër të kësaj ftese publike.  Periudha e zbatimit të projektit është më së largu deri me 30 prill 2022.

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të dhe Individët që dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e promovimit të kulturës. OJQ-të dhe Individët duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislacionit në fuqi, në përputhje me rregullat e kontabilitetit, si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiare publike.

Para nënshkrimit të kontratës, OJQ dhe Individi duhet të paraqesin prova se personi përgjegjës (menaxheri) në OJQ , respektivisht Individi ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.

Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në web-faqen e MKRS-së: www.mkrs-ks.org.

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht  ose me postë, në adresën e mëposhtme:

Ministarstvo kulture, omladine i sporta
Sheshi Nëna Terezë; Zyra e Arkivës, Nr. 22; 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të ftesës është i detajuar në Udhëzimet për aplikuesit.

Aplikimi i OJQ-ve do të konsiderohet i plotë nëse përmban të gjitha format e aplikimit dhe anekset e detyrueshme siç kërkohet në thirrjen publike dhe dokumentacionin e thirrjes si në vijim:

  1. Formulari i Aplikacionit për projekt/programit (e shtypur dhe CD)
  2. Formulari i Propozim buxhetit (e shtypur dhe CD)
  3. Formulari i deklaratës për mungesë të financimit të dyfishtë  (e shtypur dhe CD)
  4. F12 Formular i deklaratës se partneritetit.doc (e shtypur nëse aplikohet)
  5. F13 Forma e deklaratës se projekteve te financuara. docx(e shtypur dhe CD)
  6. Dokumentacionet e OJQ-së: Certifikata e regjistrimit, dhe certifikata e nr fiskal si dhe dëshmia mbi llogarinë bankare(e shtypur).
  7. Dokumentacioni për Individët e angazhuar: Letërnjoftimi, CV-ja me përgatitje profesionale

Aplikimi i Individëve do të konsiderohet i plotë nëse përmban të gjitha format e aplikimit dhe anekset e detyrueshme siç kërkohet në thirrje publike dhe dokumentacionin e thirrjes si në vijim:

  1. Formulari i Aplikacionit për projekt/programit (e shtypur dhe CD)
  2. Formulari i Propozim buxhetit ( e shtypur dhe CD)
  3. Formulari i deklaratës për mungesë të financimit të dyfishtë  (e shtypur dhe CD)
  4. Dokumentacioni për Individ: Letërnjoftimi, CV-ja me përgatitje profesionale(diploma/certifikata përkatëse), si dhe dëshmia mbi llogarinë bankare(e shtypur).

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë ftesë publike, të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të ftesës publike.

Të gjitha çështjet që lidhen me ftesën publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: milot.mustafa@rks-gov.net , drenushe.b.mehmeti@rks-gov.net dhe berat.hadri@rks-gov.net

Potpuno saopštenje.