Ftesë për OJQ trashëgimia shpirtërore – ceremonitë familjare

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministarstvo kulture, omladine i sporta
Objavljeno
22/09/2021
Grad
Kosovo
Kategorija
Vrsta oglasa

Opis

FTESË PUBLIKE PËR OJQ PËR IMPLEMENTIMIN E PROJEKTEVE NË FUSHËN E TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE PËR VITIN 2021

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/QRTK-Prizren fton organizatat e regjistruara si OJQ (sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asocimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës), programi i të cilave është i fokusuar në fushën e Trashëgimisë Kulturore, të aplikojnë për implementimin e Projekteve:

  • “Ceremonitë familjare (ritet e dasmës) – këngët lirike të dasmës si Trashëgimi Shpirtërore në Regjionin e Prizrenit’ në trevën e Hasit;
  • “Ceremonitë familjare (ritet e vdekjes) – këngët lirike të vdekjes si Trashëgimi Shpirtërore në Regjionin e Prizrenit” në trevën e Hasit.

Zbatimi i këtij projekti ka për qëllim hulumtimin, dokumentimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë shpirtërore, përkatësisht letërsisë gojore të këngëve lirike të dasmës dhe vdekjes, të cilat ruhen nga brezat e moshës së mesme dhe atyre të moshuar në trevat rurale të disa njësive krahinore të Regjionit të Prizrenit, respektivisht në trevën e Hasit.

Objektivat e arritura me zbatimin e projektit:

  • Identifikimi, dokumentimi, ruajtja, mbrojtja, promovimi si dhe rigjallërimi i aspekteve të ndryshme të trashëgimisë shpirtërore në Regjionin e Prizrenit (trevën e Hasit) ;
  • Prezantimi i gjetjeve dhe arritjeve kërkimore në fushën e trashëgimisë shpirtërore;
  • Promovimi i dijeve tradicionale, transferim i kujtesës kolektive dhe rrëfimeve gojore nga brezi i vjetër te brezi i ri.

Aktivitetet e projektit:

  • Inventarizimi, mbledhja e fondeve gojore të riteve të dasmës dhe vdekjes, respektivisht këngëve lirike të dasmës dhe vdekjes;
  • Identifikimi i bartësve të folklorit dhe filmimi i tyre deri në 30 minuta të përfaqësuar nga tre ansamble të krahinave të ndryshme të regjionit të Prizrenit;
  • Organizimi i shoqërive, ftesat dhe diskutimet rreth filmimit të pjesëve.

OJQ-të, në përputhje me këtë ftesë publike mund të aplikojnë për Promovimin e Trashëgimisë Kulturore, në fushën e Trashëgimisë Shpirtërore.

Vlera totale e planifikuar e ftesës për implementimin e këtij projekti është 24,200.00 euro.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune dhe përfundon me datën 12.10.2021, në ora 16.00. 

Potpuno saopštenje.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

Kërkesë për ofertë   Priština
03/12/2021
Ciceron/e   Podujevo
26/11/2021