Ftesë për OJQ trashëgimia shpirtërore Arka Arkeologjike

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministarstvo kulture, omladine i sporta
Objavljeno
02/11/2021
Grad
Kosovo
Kategorija
Vrsta oglasa
Podobnost
Nevladine organizacije

Opis

FTESË PUBLIKE PËR OJQ PËR IMPLEMENTIMIN E PROJEKTEVE NË FUSHËN E TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE PËR VITIN 2021

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/QRTK-Mitrovicë fton organizatat e regjistruara si OJQ (sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asocimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës), programi i të cilave është i fokusuar në fushën e Trashëgimisë Kulturore, të aplikojnë për implementimin e Projekteve:

  • Arka Arkeologjike dhe Etnologjike, ABC për Trashëgiminë Kulturore

ABC për Trashëgiminë Kulturore ka për qëllim njoftimin e fëmijëve me arkeologjinë si shkencë, zbulimin, ruajtjen dhe prezantimin e Trashëgimisë Kulturore ne Kosovë. Me këtë rast do të dërgohen sonda lëvizëse që mund të adaptohen në hapësirat e Muzeut te Mitrovicës dhe Muzeut Arkeologjik ne Prizren ne bashkëpunim me Muzeun Kombetar te Kosoves ku përmes ligjëratave, gjurmimeve të improvizuara arkeologjike, praktikës e gjithashtu përmes vizatimit, pikturimit, modelimit dhe projektimit multi - medial fëmijët mësojnë më shumë rreth trashëgimisë arkeologjike të Kosovës.

Sondat e improvizuara arkeologjike do te përmbajnë reprodukime të artefakteve arkeologjike të Muzeut të Mitrovicës dhe Muzeut Arkeologjik të Prizrenit të cilët fëmijët përmes gjurmimeve të improvizuara do t’i zbulojnë, restaurojnë dhe krijojnë narativ për artefaktet e zbuluara nga vet fëmijët. Ngritja e vetëdijës rreth Trashëgimisë Kulturore në mënyrë interaktive mund të arrihet më së miri përmes prekjes, duke promovuar këto vlera tek fëmijët.

Objektivat e arritura me zbatimin e projektit:

  • Vetëdijësimi për trashëgiminë kulturore,
  • Përfshirja e grupeve të margjinalizuara,
  • Stimulimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave dhe ideve, dhe integrimi i publikut në mbrojtjen e Trashëgimisë së përbashkët Kulturore.

Aktivitetet e projektit:

  • Improvizimi i sondave dhe gjurmimit arkeologjik
  • Reproduktimi i artefakteve arkeologjike dhe etnologjike
  • Pikturimi i Arkave me tematike Arkeologjike
  • Pikturimi i Arkave me përmbajtje Etnologjike.

OJQ-të, në përputhje me këtë ftesë publike mund të aplikojnë për Promovimin e Trashëgimisë Kulturore, në fushën e Trashëgimisë Shpirtërore.

Vlera totale e planifikuar e ftesës për implementimin e këtij projekti është 14,600 euro.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 7 ditë pune dhe përfundon me datën 10.11.2021

Kriteret e përgjithshme për OJQ-të:

Për t’u kualifikuar për implementimin e projektit, aplikuesit duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme minimale të përcaktuara me dispozitat në vijim:

  • Të jenë të regjistruar si OJQ sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asocimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës;
  • Të jenë të pajisur me numër fiskal sipas kërkesave të legjislacionit tatimor të Republikës së Kosovës, përkatësisht dokumentacionin ekuivalent sipas legjislacionit të shtetit përkatës për OJQ-në e huaj;
  • Të kenë kryer të gjitha detyrimet nga mbështetja financiare paraprake, nëse kanë përfituar nga burimet publike të financimit;
  • Të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete;
  • Të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës (stafi i angazhuar për realizimin e projektit nuk lejohet të jetë i punësuar në MKRS ose institucioneve vartëse të saj)
  • Vërtetimin që OJQ-ja nuk ka obligime tatimore (nga ATK).

Kriteret e vlerësimit:

Me rastin e vlerësimit të aplikacioneve, Komisioni do të vlerësojë me sa vijon:

  • a posedon OJQ-ja, kapacitete profesionale për të kryer aktivitetet e planifikuara të projektit /programit (a kanë aftësitë e duhura dhe aftësitë për zbatimin e projektit, si dhe njohuri në lidhje me çështjet që trajtohen në këtë ftesë të cilat duhet të dëshmohen me CV dhe Diploma përkatëse) sipas specifikacionit të bashkangjitur;
  • a posedojnë kapacitete të menaxhimit të mjaftueshme OJQ-ja (duke përfshirë personelin, pajisjet për të udhëhequr me projektin)?
  • a është i përcaktuar ekipi i projektit dhe detyrimet e anëtarëve të ekipit?
  • a janë objektivat e projektit/programit të përcaktuara në mënyrë të qartë dhe realisht të arritshme?
  • a janë aktivitetet e projektit / programit të qarta, të arsyeshme, të kuptueshme dhe të zbatueshme?
  • a janë kostot e projektit/programit reale në lidhje me rezultatet specifike dhe kohëzgjatjen e pritshme të projektit?
  • a janë kostot e projektit në përputhje me aktivitetet e planifikuara të projektit/programit?

Specifikacioni i të angazhuarve:

Nr. | Profili i të angazhuarve
1. Etnolog  2
2. Arkeolog  2
3. Piktor 2
4. Student te piktures 12
5. Staf qe eshte I gatshem te veproje ne terren
6. Dizajner
7. Stafi administrative dhe mbeshtetës I OJQ-së
8. Staf teknik 2

OJQ-të mund të aplikojnë në kuadër të kësaj ftese publike për implementimin e këtij projekti duke prezantuar në mënyrë të detajuar procesin e implementimit. Periudha e zbatimit të projektit është 2 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.

(Do të merren në konsideratë vonesat për shkak të masave Anticovid)

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e promovimit të trashëgimisë kulturore. OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislacionit në fuqi, në përputhje me rregullat e kontabilitetit, si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiare publike.

Para nënshkrimit të kontratës, OJQ duhet të paraqesin prova se personi përgjegjës (menaxheri) në OJQ, ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.

Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në web-faqen e MKRS-së: www.mkrs-ks.org.

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht  ose me postë, në adresën e mëposhtme:

Ministarstvo kulture, omladine i sporta

Sheshi Nëna Terezë; Zyra e Arkivës, Nr. 22; 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të ftesës është i detajuar në Udhëzimet për aplikuesit.

Aplikimi i OJQ-ve do të konsiderohet i plotë nëse përmban të gjitha format e aplikimit dhe anekset e detyrueshme siç kërkohet në thirrjen publike dhe dokumentacionin e thirrjes si në vijim:

  1. Formulari i Aplikacionit për projekt/programit (e shtypur dhe CD)
  2. Formulari i Propozim buxhetit (e shtypur dhe CD)
  3. Formulari i deklaratës për mungesë të financimit të dyfishtë  (e shtypur dhe CD)
  4. F12 Formular i deklaratës se partneritetit.doc (e shtypur nëse aplikohet)
  5. F13 Forma e deklaratës se projekteve te financuara. docx(e shtypur dhe CD)
  6. Dokumentacionet e OJQ-së: Certifikata e regjistrimit, dhe certifikata e nr fiskal si dhe dëshmia mbi llogarinë bankare(e shtypur).
  7. Dokumentacioni për Individët e angazhuar: Diploma për (Etnolog, Gjuhtar), Letërnjoftimi, CV-ja me përgatitje profesionale.

Do të konsiderohen të vlefshëm vetëm aplikacionet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë ftesë publike, të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të ftesës publike.

Të gjitha çështjet që lidhen me ftesën publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: milot.mustafa@rks-gov.net.

Potpuno saopštenje.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

Kërkesë për ofertë   Priština nova
03/12/2021
01/12/2021