Ftesë për aplikim për KEDS Academy

KEDS Energy e1629815520926
KEDS Energy
Objavljeno
28/10/2021
Grad
Kosovo
Kategorija
Vrsta oglasa
Obuke  

Opis

Informata rreth aplikimit për KEDS Academy

Kur mund te aplikoni?

Duke filluar nga data 27 Tetor deri me datë 12 Nëntor 2021.

Ku mund te aplikoni?

Në Zyrën Qendrore të KEDS në Bulevardin Bill Clinton Nr. 5 në Prishtinë, ose të dërgoni dokumentet në email adresën apply@kedsacademy.com.

Kush mund të aplikojë?

Studentët e Universiteteve publike në Republikën e Kosovës që janë duke ndjekur ligjëratat e vitit të fundit akademik, viti i tretë i studimeve për studentët e:

  • Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
  • Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore

Për nxënësit e shkollave të mesme profesionale viti i fundit i shkollimit (klasa e 12).

Të drejtë aplikimi kanë studentët dhe nxënësit sipas drejtimeve/profileve në vijim:

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike:

  • Elektro-energjetikë
  • Inxhinieri Kompjuterike

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës:

  • Konstruksion

Fakulteti i Shkencave Matematike - Natyrore:

  • Matematikë

Shkolla e mesme profesionale:

  • Drejtimi Elektroteknikë - Profili Energjetikë, Instalues Elektrik dhe Makina Elektrike.

Kriteret për përzgjedhjen e studentëve:

  • Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Drejtimi Elektroenergjetikë nota mesatare minimum 6.5.
  • Studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Drejtimi Konstruksione nota mesatare min. 7.5.
  • Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Drejtimi Inxhinieri Kompjuterike nota mesatare min. 8.5.
  • Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore, Drejtimi Matematikë nota mesatare min. 8.5.
  • Shkathtësi të mira në përdorimin e Teknologjisë Informative.
  • Shkathtësi të mira të komunikimit.
  • Njohja e gjuhës angleze e obligueshme.

Kriteret për përzgjedhjen e nxënësve:

  • Suksesi në vitin paraprak (minimum me sukses të mirë).
  • Shkathtësi të mira në përdorimin e teknologjisë informative.
  • Shkathtësi të mira të komunikimit.
  • Njohja e gjuhës angleze përparësi.

Pse duhet te aplikoni?

Që të përfitoni njohuri/shkathtësi për integrim më të lehtë në tregun e punë si dhe për zhvillim të vazhdueshëm profesional. Një mundësi më shumë në përfitimin e përvojave dhe ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare. Mundësi për tu inkuadruar në tregun vendor dhe të huaj.

Çka ju nevojitet për aplikim?

Për studentët e universitetit

  • Formulari i plotësuar i shkarkuar nga webfaqja e KEDS (Shkarko këtu).
  • Transkripti i notave për vitin paraprak.
  • Dëshmi (vërtetim) se jeni student i rregullt në vitin e tretë akademik.
  • Si dhe dëshmi tjera të përshkruara në formularin e aplikimit.

Për nxënësit e shkollave të mesme

  • Formulari i plotësuar i shkarkuar nga webfaqja e KEDS (Shkarko këtu).
  • Certifikata e notave për vitin paraprak (klasa 11).
  • Si dhe dëshmi tjera të përshkruara në formularin e aplikimit.

Si mund te aplikoni?

Për të aplikuar, luteni të plotësoni formularin e aplikimit të cilin mund ta shkarkoni në webfaqen e KEDS www.keds-energy.com.

Pas aplikimit

Kandidatet të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara më lart mund të hynë në garë për të qenë pjesë e programit. Kandidatët e përzgjedhur do të kalojnë nëpër një proces të vlerësimit si: test me shkrim dhe intervistë.

Kandidatët të cilët e kalojnë testin me shkrim me sukses, do t’i nënshtrohen intervistës me gojë.

Pas fazës së intervistimit kandidatët e suksesshëm do të konsiderohen pjesë e programit.

Potpuno saopštenje.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi