Ftesë për aplikim: Forumi i Rinisë BE-Ballkan

EU balkan youth forum e1632471931714
EU Balkan Youth Forum
Objavljeno
24/09/2021
Grad
Rim
Kategorija
Vrsta oglasa
Obuke  

Opis

Mundësi e mirë për të rinjtë – aplikoni për të qenë pjesë e Forumit të Rinisë BE-Ballkan.

Në Romë, Itali, nga 22 deri më 26 nëntor do të organizohet Forumi i Rinisë BE-Ballkan, nën emërtimin “Çka është Evropa?”.

Ky forum është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë e Ballkanit perëndimor që të takojnë bashkëmoshatarët e tyre nga 33 vendet anëtare të BE-së, po ashtu edhe politik bërësit për të grumbulluar idetë për një të ardhme të përbashkët evropiane.

Përfundimet nga ky takim do të prezantohen në Konferencën “E ardhmja e Evropës”.

Forumi organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, në partneritet me Këshillin Regjional për Bashkëpunim (RCC).

Të gjithë ata që janë interesuar për pjesëmarrje mund të aplikojnë deri më datë 15 tetor.

Agjenda dhe forma e aplikimit.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi