FPA: Pavijoni i Bienales së Artit Venecia 2022

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministarstvo kulture, omladine i sporta
Objavljeno
14/10/2021
Grad
Kosovo
Kategorija
Vrsta oglasa

Opis

Ftesë për aplikim:

Pavijoni Kosovar i Bienales së Artit në Venecia, 2022 

Ekspozita e 59 – të Ndërkombëtare e Artit në Bienalen e Venecias për vitin 2022

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall ftesë publike për artistë dhe kuratorë për përfaqësim të Republikës së Kosovës në Edicionin e 59-të të Bienales së Artit në Venecia, që do të hapet për publikun më 23 prill 2022.

Kuratore për Edicionin e 59 – të do të jetë Cecila Alemani, e cila për këtë vit ka zgjedhur temën me titull:  “Qumështi i ëndrrave / Il latte dei sogni”. Ky emër është huazuar nga një libër i Leonora Carrington, në të cilin, siç thotë Cecilia Alemani, "artistja surrealiste përshkruan një botë magjike ku jeta vazhdimisht ri – përfytyrohet përmes prizmit të imagjinatës, dhe ku të gjithë mund të ndryshojnë, transformohen, bëhen diçka dhe dikush tjetër. Ekspozita na shpie në një udhëtim imagjinar përmes metamorfozave të trupit dhe përkufizimeve të njerëzimit".

Për më shumë informata kliko:  www.labiennale.org

Thirrja është e hapur për projekt të përbashkët artist-kurator, për realizimin e një ose me shumë veprave të reja artistike që ndërlidhen me temën e përcaktuar për Edicionin e 59-të të Bienales, me qëllim të prezantimit sa më dinjitoz të pavijonit zyrtar të Republikës së Kosovës.

Kriteret e përgjithshme për artistët:

    • Të jenë shtetas kosovarë apo të huaj;
    • Të kenë paraqitje të njohur ndërkombëtare – përparësi;
    • Të kenë çmime të fituara ndërkombëtare – përparësi;
    • Të kenë dinamikë të aktivitetit artistik– e dëshirueshme.

Detyrat e përgjithshme për artistët:

    • Të zhvillojnë konceptin origjinal të veprës për prezantim në Bienale;
    • Të hartojnë planin e programit kulturor të pavijonit, në koordinim me përfaqësues të MKRS-së;
    • Të përcaktojnë mediumet (video art, instalacion ose tjetër) që do të përdoren për realizmin e ekspozitës;
    • Të menaxhojnë katalogun zyrtar të pavijonit të RKS-së deri në botim;
    • Të menaxhojnë ekspozitën deri në prezantim dhe pas hapjes së pavijonit;
    • Të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të autorizuar të MKRS – së;
    • Të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me stafin e Bienales së Venecias rreth organizimit dhe përmbushjes së kërkesave logjistike për realizimin e ekspozitës;
    • Të angazhohen në ngritjen e kapaciteteve financiare nga burimet tjera;
    • Të prezantojnë denjësisht pavijonin e RKS-së.

Kriteret për kuratorë:

    • Të jenë shtetas kosovarë apo të huaj;
    • Të jenë të informuar me skenën e artit pamor në Kosovë si dhe prezantimin e artit bashkëkohor në Kosovë;
    • Të kenë profil të njohur ndërkombëtar;
    • Të dëshmojnë se posedojnë shkathtësi në kurimin e ekspozitave të ndryshme bashkëkohore të artit.

Detyrat për kuratorë:

    • Të zhvillojnë rrëfimin kuratoarial për pavijonin e RKS-së;
    • Të hartojnë planin e programit kulturor të pavijonit së bashku me artistin, në koordinim me përfaqësues të MKRS-së;
    • Të përcaktojnë mediumet në bashkëpunim me artistin (video art, instalacion ose tjetër) që do të përdoren për realizmin e ekspozitës;
    • Të menaxhojnë bashkë me artistin katalogun zyrtar të pavijonit të RKS-së deri në botim;
    • Të bashkëpunojnë ngushtë me artistin deri në prezantimin e ekspozitës dhe pas hapjes së pavijonit të RKS-së;
    • Të promovojnë dhe ngrenë kapacitetin e vijueshmërisë së pavijonit me anë të publikimeve dhe ngjarjeve të organizuara.

Përmbajtja e dosjes për aplikim:

    • Dokumentet e identifikimit personal dhe të llogarisë bankare;
    • CV-ja e kuratorëve dhe artistëve;
    • Letra motivuese;
    • Formulari i kandidimit (shkarko formularin KËTU…….);
    • Të gjitha dosjet e aplikimit duhet të jenë të punuara në përputhje me rregulloret e Edicionit të 59 –të të Artit në Bienalen e Venecias dhe udhëzimeve të përcaktuara nga kuratori i përgjithshëm i Bienales labiennale.org
    • Dëshmia që nuk janë në hetime.

Vlerësimi i aplikacioneve:

    • Aplikacionet do të shqyrtohen nga juria 3-anëtarëshe.
    • Vlerësimet bazohen në kriteret si më poshtë:
      • Origjinaliteti i projekt-propozimit (25 pikë);
      • Qartësia e prezantimit të konceptit të paraqitur (25 pikë);
      • Shkalla e përputhshmërisë me temën e Edicionit të 59-të të Bienales (15 pikë);
      • Niveli i komunikimit kuratorial me publikun (20 pikë);
      • Kapaciteti për zhvillimin e audiencave të reja (15 pikë).

Gjuhët dhe dorëzimi i aplikimeve:

  1. Aplikimi duhet të jetë i përgatitur në dy gjuhë: shqip dhe anglisht.
  2. Dorëzimi i dosjeve në formë fizike bëhet në Njësinë e Arkivit dhe Protokollimit të Dokumenteve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
  3. Dorëzimi bëhet përmes postës në zyrat e MKRS-së, adresa: Bulevardi Nënë Tereza, nr 35, Prishtinë 10000, dhe në formë elektronike në adresën alisa.gojani@rks-gov.net.

Afati për aplikim është 3 javë nga data e publikimit.

Potpuno saopštenje.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi