Ekspert/e në fushën e përzgjedhjes/vlerësimit të burimeve njerëzore

50x50 prizren logo
Opština Prizren
Objavljeno
26/10/2021
Grad
Prizren
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në bazë të nenit 34 paragrafi 12 I Ligjit Nr. 06/L 114 për Zyrtarët Publikë, dhe nenit 18 të Rregullores nr. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Komuna e Prizrenit, rishpall: 

Shpalljen 

Ekspert i jashtëm në fushën e përzgjedhjes/vlerësimit të burimeve njerëzore nga organizata të specializuar apo universitete 

Mandati : 2 vjeçar 

Pagesa: Fikse 250 euro e cila iu paguhet ekspertit për çdo procedurë të konkurrimit në të cilën është i angazhuar. 

Nr. i ekzekutuesëve: një (1) 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

Eksperti i jashtëm do të jetë anëtarë i Komisionit të pranimin dhe do të kryejë detyrat e tij, ashtu siç janë të përcaktuar në Rregulloren Nr. 16/2020 për praniminn dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës. 

Kriteret: 

  • Të ketë diplomë universitare të paktën 240 kredi ects, (në raste kur edukimi është marrë jashtë vendit duhet të sillet nostrifikimi i diplomës)
  • Përvojë pune të paktën katër (4) vite në pozita të nivelit drejtues
  • Të mos ketë qenë anëtarë të organeve të ndonjë partie politike pesë (5) vitet e fundit Të kenë integritet moral dhe profesional
  • Të mos kenë qenë i dënuar penalisht për kryerjen e një vepre penale
  • Të mos jetë i punësuar në shërbimin civil, të mos jetë i larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi.

Dokumentacioni i kërkuar: 

  • Cv
  • Fotokopja e diplomës e noterizuar
  • Fotokopja e letërnjoftimit
  • Dëshmia mbi përvojën e punës
  • Dëshmia që nuk është i dënuar penalisht për kryerjen e ndonjë vepre penale Deklaratë se nuk ka qenë anëtarë i organeve drejtuese të ndonjë partie politike të paktën pesë (5) vitet e fundit
  • Deklaratë se nuk është i punësuar në shërbimin civil të mos jetë i larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi.

Konkursi ngel i hapur 7 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke filluar nga data e publikimit më 26.10.2021 deri më datën 01.11.2021 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. 

Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për aplikim gjendet në http://kk.rks-gov.net/prizren/, dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkangjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë -Adresa jonë: në sportelin e pranimit nr. 2, në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.

VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038 / 200 44715 prej orës 08:00 16:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen me shkrim (e-mail ) në rast të mos konfirmimit të kandidatit në e-mail do të njoftohet me telefon dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para komisionit, në rast të mossjelljes të dokumentacionit origjinal intervistues, kandidatët nuk do të mund të vazhdojnë në hapat e mëtejmë të procedurave të përzgjedhjes. 

Prano njoftimet me email