Ekspert/e në fushën e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe të Drejtave të Fëmijëve

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC)
Objavljeno
15/11/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

KËRKESË PËR OFERTË

LLOJI I SHËRBIMIT: EKSPERT/E PËR OFRIMIN E TRAJNIMIT NË FUSHËN E TË DREJTAVE DHE MBROJTJES SË FËMIJËVE

Action for Mothers and Children (AMC) është fondacion jo profitabil që për mision ka shpëtimin e jetëve dhe përmirësimin e shëndetit të foshnjave, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. Për ta arritur misionin tonë, në zbatojmë projekte dhe programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në sistemin shëndetësor dhe ofrojnë zgjidhje afatgjata.

AMC është duke kërkuar një ekspert/e për ofrimin e një trajnimi njëditor për stafin e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas “Klasat për Nena” në fushën e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Të Drejtave të Fëmijëve duke pas në fokus identifikimin e dhunës, raportimin e rasteve, parandalimin e dhunës dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve.  Ky trajnim njëditor do të organizohet në kuadër të projektit Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm.

Informata të përgjithshme për projektin

Disiplina Pozitive është program për prindër e cila kërkon qasje jo të dhunshme të prindërve në rritjen e fëmijëve. Përmes këtij programi prindërit krijojnë qasje të edukimit e cila e drejton sjelljen e fëmijës duke respektuar të drejtat e tyre për mjedis të sigurt, mbrojtje nga dhuna dhe pjesëmarrje në edukim.  Përmes këtij programi prindërit kanë mundësi që të marrin informacione për fazat e zhvillimit të fëmijëve të tyre, për atë se si ndihen dhe si mendojnë ata, temperamentin si dhe pasojat e ndëshkimit trupor në zhvillimin e shëndetshëm psikofizik të fëmijëve.

Disiplina Pozitive është një program i cili tash e pesë vite është duke u implementuar nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë.  Deri më tani ky program është implementuar në Institucionet Parashkollore Publike në Prishtinë,  Kopshtet me Bazë në Komunitet , SOS Fshatrat e Fëmijëve si dhe në Klasat për Nëna në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Klinë, Ferizaj dhe Obiliq.

 Përgjegjësitë

  • Të zhvilloj materialin për trajnim
  • Të mbajë trajnimin për drejtorët e Institucioneve Parashkollore dhe Kopshteve me Bazë në Komunitet me qëllim ngritjen e kapaciteteve brenda institucioneve parashkollore
  • Të hartoj raport pas përfundimit të trajnimit dhe ta dorëzoj në AMC
  • Të krijoj një dokument/checklist për identifikimin dhe raportimin e dhunës

 Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë apo/dhe certifikime në fushën relevante (Shkenca Sociale, Shëndetësi Publike, etj.);
  • Përvojë pune në fushën e mbrojtjes së fëmijëve;
  • Përvojë në mbajtjen e trajnimeve të ngjashme;
  • Njohuri mbi legjislacionin vendor lidhur me mbrojtjen e fëmijëve dhe të drejtat e tyre;
  • Aftësi të mira oratorike dhe ligjeruese.

Angazhimi dhe afati kohor

Eksperti/ekspertja i/e trajnimit do të jetë i/e angazhuar 3 ditë pune gjatë periudhës Dhjetor 2021.

Aplikimi

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë CV-në dhe ofertën financiare për aplikim në jobs@amchealth.org jo më vonë se ora 16:00, më datë 25.11.2021. Vetëm kandidatët e rrethit të ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

Ciceron/e   Podujevo
26/11/2021
26/11/2021
Recepsionist/e (3)   Priština
25/11/2021