Edukatore per edukim parashkollor

50x50 prizren logo
Opština Prizren
Objavljeno
08/11/2021
Grad
Prizren
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në bazë të nenit 10 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr.04/L-032, nenit 28 të Ligjit për Edukimin Parashkollor në Kosovë Nr.02/L-52, nenit 5 të Ligjit për Arsimin  në Komunat e Republikës së Kosvës Nr. 03/L-068, nenit 8 të Ligjit të Punës në Republikën e  Kosovës Nr.03/L-212, Udhëzimit Administrativ të MAShT-it Nr. 05/2021-Normativi për kudarin  Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ të MPMS Nr. 07/2017- Rregullimi i Procedurave në Sektorin Publik; në kuadër të marrëveshjes në mes të Save the  Children, DKA, DKSH dhe DKPMS, Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren shpall: 

K O N K U R S 

Për 1 ( nje ) Edukatore per edukim parashkollor ( mosha 3-5 vjeçare )
ShFMU ”Mit’hat Frasheri’’ ne Krajk 

Rekutimi i 1 (nje) edukatoreje bëhet në bazë të marrëveshjes së DKA-së dhe Save the Children,  në kuadër të projektit “Përmisimi i qasjes dhe cilësisë në Kujdesin dhe Zhvillimin gjatë  Fëmijërisë së Hershme në Kosovë” ( nr. 13343/20 ). 

Kohëzgjatja e kontratës së punës: me kohë të caktuar deri me 30.06.2023.

Përgatitja shkollore: 

Kualifikimin për edukatore sipas Udhëzimit Administrativ të MAShT-it Nr. 05/2021: 

  • Fakulteti i Edukimit-Programi katër vjeqar i nivelit baçelor për edukimin parashkollor,
  • Shkolla e larte pedagogjike – drejtimi për edukatorë 
  • Fakulteti Filozofik-dega e Pedagogjisë së përgjithshme 

Dokumentacioni:

  • Kopjen e vërtetuar të diplomës;
  • Nostrifikimin e diplomës, nëse kandidadi e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës
  • Dëshminë mbi përvojën e punës ( nëse kandidati-ja e posedon) ;
  • Referencë mbi rezulatet e punës;
  • Trajneimet profesionale;
  • Çertifikata e lindjes,
  • Kopje e leternjfotimit
  • Çertifikata shëndetësore e lëshuar nga një institucion publik shëndetësor, me të cilën  dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore (kandidati/ja e sjell pasi të pranohet në  marrëdhënie pune);
  • Vërtetim/dëshmia se kandidati nuk ka qenë i dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja  që përfshinë fëmijët.

Aplikacioni merret në DKA dhe dorëzohet i plotësuar së bashku me dokumentacionin e kërkuar  (në DKA). 

Konkursi mbetet i hapur deri më datë 19.11.2021 (në ora 16:00). 

Dokumentacioni i kompletuar për konkurim nuk iu kthehet kandidatëve. 

Prano njoftimet me email