Edukator/e

50x50 komuna peje
Opština Peć
Objavljeno
04/11/2021
Grad
Peć
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Nё bazë nenit 67, 68 tё Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, Ligjit Nr.03/L-068 për  Arsimin në Komuna të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.04/L-032 për Arsimin Parauniversitar  në Republikën e Kosovës, nё bazë tё Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.05/2021 për  Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm , në bazë të Udhëzimit  Administrativ 07/2017 për Rregullimin Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik s’i dhe  bazuar në Marrëveshjen e partneritetit me “Save the Children ” nr.1144/65 , Komuna e Pejës,  shpall: 

KO N K U R S
Për plotësimin e vendit të lirë të punës 

Institucioni: Opština Peć
Drejtoria: OJQ “Save the children “ në partneritet me Drejtorin e Arsimit Pejë
Titulli i vendit të punës: 

  • Edukatore për grupmoshën 3-5 në ShFMU”Rilindja “P.N. Lutogllavë 
  • Numri i Pozitave: Një (1); 
  • Orët e punës: 20 orë në javë 
  • Periudha e Kontratës: deri më 30.06.2023 

Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik;
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit;
Grada-Koeficienti –A-421/1: 

Detyrat Kryesore:  

  1. Punëkryesi është i obliguar ta realizojë plan programin mësimor për vendin përkatës të punës  duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e  tjera nënligjore, të cilat i rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e tij/saj të punës;
  2. Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e  mësimdhënies;
  3. Të përgatisë me rregull planin mësimor vjetor, mujor dhe ditor, në përputhje me korrikulën, e  në pajtim me kërkesat për përshtatjen e mësimdhënies, aftësive dhe prirjeve individuale të çdo  nxënësi;
  4. Të ketë njohuri për një repertor të gjerë të stileve mësimore dhe të jetë në gjendje ti aplikojë  ato që më së miri i përgjigjen situatës në klasë;
  5. T'i shfrytëzojnë mënyrë efektive resurset që i ka në dispozicion;  
  6. Të planifikoj, të udhëheqë dhe të vëzhgoj nxënien dhe sjelljen e secilit nxënës;
  7. Të zbatoj metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet  kurrikulare;
  8. Të krijojë një atmosferë pune dhe disipline, pa përdorur metoda ndëshkimi ose forma të  ndryshme të poshtërimit ndaj nxënësve;
  9. Të kontrollojmë rregull dhe të mbajë evidencë për suksesin dhe progresin individual të  secilit nxënës si dhe të jetë në gjendje t'i raportoj prindit apo kujdestarit të fëmijës drejt për  progresin e arritur të nxënësit sipas kërkesës;
  10. Të zgjoj të nxënësit kureshtjen për të nxënë dhe ti inkuadrojë ata të nxënë në mënyrë të  pavarur;
  11. Të kujdeset për zhvillim të vazhdueshëm profesional individual sipas planit të paraparë dhe të  kujdeset për realizimin e planifikimit;
  12. Të jetë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e çdo nxënësi duke realizuar takime  individuale me prindër, kujdestarë të fëmijës;
  13. T'i ndihmojë kolegët për ngritjen e cilësisë së punës;
  14. Të mbikëqyrë dhe të udhëzoj nxënësit në procesin mësimor;
  15. Të marrë pjesë në punën e organeve të shkollës;
  16. Të marrë pjesë aktive në përgatitjen e programeve dhe evenimenteve në shkollë, kur kërkohet  nga drejtori i shkollës;
  17. Të marrë pjesë në formë aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës dhe të kryejë me  përgjegjësi ekskursionet me nxënës brenda dhe jashtë vendit, sipas udhëzimeve të drejtorit të  shkollës;
  18. Të tregoj respekt sjellje kolegjiale dhe jo diskriminuese ndaj bashkëpunëtorëve me të cilët  punon;
  19. Të respektoj autoritetin e drejtpërdrejt të zyrtarit të cilit i raporton, dhe t'i kryej detyrat që  mund t'i caktoj ai/ajo. Detyrat e punës duhet të jen në harmoni me legjislacionin në fuqi;
  20. Të mos kërkojë apo të pranojë udhëzime lidhur me kryerjen e detyrave të punës nga asnjë  organ tjetër përveç drejtorit të shkollës dhe DKA-së ose personave të caktuar nga ata;
  21. Të mos e shfrytëzoj pozitën e punës për interesa private në dobi të një pale të tretë, përfshirë  edhe familjen, shoqërinë apo rrethin shoqëror.
  22. Të ushtrojë maturi maksimale lidhur me të gjitha çështjet e punës. Përfshirë ruajtjen  e informatave (nëse nuk janë publike), të cilat lidhen me procesin e punës dhe raporteve të  krijuara prej saj, duke mos komunikuar këto informata me asnjë person fizik dhe juridik,  përveç kur informatat e tilla janë të parapara në kuadër të detyrave sipas kësaj kontrate apo  autorizimit nga zyrtari të cilit i raporton;
  23. Të mbajë orën e kujdestarisë dhe kujdestarinë ditore;
  24. I punësuari është i obliguar të respektoj kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuara me  rregulloren e brendshme të shkollës dhe me akte tjera nënligjore;
  25. I punësuari sipas kësaj kontrate, nuk do të kryej punë apo detyrë tjetër, me orare tëplotë, nëse  puna e tillë, bie ndesh me aktet përkatëse ligjore dhe nënligjore, pa pëlqimin paraprak  me shkrim nga DKA-ja ose përfaqësuesit të saj;  

Kushtet dhe Kualifikimi:  

  • Tё jenë shtetas të Republikës sё Kosovës;
  • Fakulteti i Edukimit Programi Parafillor
  • Shkolla e Lartë Pedagogjike- drejtimi për edukatore
  • Fakulteti Filozofik –dega e Pedagogjisë së Përgjithshme

Dokumentet e nevojshme: 

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);  
  • Diploma e noterizuar e fakultetit –(kopje); 
  • Certifikatën nga Gjykatëse nuk është nën hetime(origjinali);Letërnjoftimi (kopje)dhe; - Certifikata të trajnimeve (kopje). 

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit  nuk kthehet.  

Konkursi (afati i aplikimit) mbetet i hapur 15 ditë nga data 04.11.2021 deri me datën  18.11.2021. 

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Drejtorin  Komunale për Arsim në Pejë, apo ti shkarkojnë nga portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Drejtorin për Arsim. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë  kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Të gjithë kandidatët të cilët kanë  mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës si dhe në kolegjet private brenda Republikës së  Kosovës e që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të  fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në  pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni  gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë  plotësuar këtë kusht të konkursit. Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha  komuniteteve të Republikës së Kosovës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk  pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen DKA së, zyra nr. 33 ose në tel 045 108 914. Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Pejës  https://kk.rks-gov.net/pejë/dhe në linkun : https://konkursi.rks-gov.net/. 

Prano njoftimet me email