Edukator/e (2)

komuna decan logo e1612521714314
Komuna Deçan
Objavljeno
19/12/2021
Grad
Dečane
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Prano njoftimet me email

Opis

RN00007891
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 18/11/2021
Afati për aplikim: 18/12/2021 - 31/12/2021

Në bazë nenit 67, 68 të Ligjit Nr.06JL-114 për Zyrtarët Publikë, Ligjit Nr.037L-068 për Arsimin në Komuna të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.04)L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, në bazë të Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.0572021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ 0772017 për Rregullimin Procedurave 'të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Deçanit, shpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës

Institucioni: Komuna e Deçan
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit

Titulli i vendit të punës:

  1. Edukator/e për Parashkollor në SHFMU “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan dhe PNF në Dubovik
  2. Edukator/e për Parashkollor në SHFMU “ Sylejman Vokshi” në Prejlep

Numri i Pozitave: (2)
Periudha e Kontratës: Me kohë të pacaktuar (Vend i Lirë)
Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik,
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit:

Detyrat Kryesore:

  1. Kujdes fizik dhe emocional ndaj fëmijëve
  2. Mbështetje për mirërritjen e tyre në aspektin fizik, social, emocional, mendor dhe në bazë të nevojave të tyre individuale
  3. Mësimin e rregullave dhe bashkëpunimin në grup
  4. Përgatitja e fëmijëve që ata të bëhen të pavarur për gjithçka që kanë nevojë (kur ushqehen, kur pinë, kur luajnë etj.), të hanë ushqim të pavarur nga të tjerët dhe të krijojnë shprehi të vet ushqyerjes
  5. Mbështetje dhe ndihmë psikologjike në rast se fëmija ka vështirësi
  6. Kujdes të veçantë për fëmijët me vështirësi të caktuar fizike, psikologjike dhe mendore
  7. Respektim të të drejtave të fëmijëve, personalitetit, kulturës dhe prejardhjes
  8. Monitorim të përditshëm të zhvillimit të fëmijëve në mjediset e shkollës
  9. Mbështetje stafit edukator, me qëllim minimizimin 8 problematikave ditore dhe të përgjithshme në marrëdhënia dhe komunikim me fëmijët
  10. Kujdesin dhe ndjekjen nga afër të fëmijëve më vështirësi të caktuara, në mënyrë profesionale dhe të specializuar, nëpërmjet hartimit të një programi individual dhe mbështetës
  11. Informacione psiko-sociale në mbështetje të nevojave të prindërve
  12. Hartimi i materialeve dhe dokumenteve të nevojshme për nevoja të institucionit
  13. Mirëmbajtje të një ambienti edukativ mikpritës për fëmijë dhe prindër
  14. Raportimi i çfarëdo shqetësimi për zhvillimin apo shëndetin e cilitdo fëmijë (individualisht) te drejtori i shkollës — çerdhes
  15. Ndërtimi i raporteve dhe komunikimi profesional miqësor dhe bashkëpunues me prindër, kolegë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm
  16. Organizimi i takimeve individuale dhe Srupore me prindër në nivel grupi
  17. Të zhvillojë personalitetin e fëmijës parashkollor dhe ta parapërgatitë atë për shkollë
  18. Të sigurojë për secilin fëmijë shanse të barabarta edukimi
  19. Të edukojë fëmijën si një qenie të shoqërueshme dhe të aftë për të krijuar marrëdhënie më të tjerët
  20. Të zgjeroje përvojën, njohjen, aftësitë ndijore, aftësitë për të vepruar, folur, menduar dhe imagjinuar nëpërmjet ushtrimeve të vazhdueshme
  21. Të kontribuoje në edukimin dhe formimin e individit të lirë, të përgjegjshëm dhe pjesëmarrës aktiv në jetën shoqërore
  22. Të arrijë përvetësimin dhe aftësimin e kompetencave Komunikuese, shprehëse, logjike dhe vepruese
  23. Të kryejë detyra të tjera të caktuar nga drejtori apo zëvendësdrejtori.

Kushtet dhe Kualifikimi:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës
  • Fakultetit i Edukimi — programi katërvjeçar i nivelit baçelor për edukimin parashkollor: Shkolla e Lartë Pedagogjike-drejtimi për edukatorë, Fakulteti Filozofik-dega e pedagogjisë së përgjithshme. Sipas UA-MASHT 0572021

Ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës Nr. 047L-37 datë 29 gusht 2011, në nenit paragrafi 5 thotë: ” Vetëm bartësit (publik) të arsimit të lartë mund të ofrojnë programe studimi qe qojnë në kualifikimin e një mësimdhënësi, për tu punësuar në një shkollë”.

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal(letërnjoftimi ose pasaporta - kopje)
  • Diploma e kualifikimit e noterizuar
  • Trajnime (nëse ka)
  • Vërtetimin për përvojën e punës (nëse ka)
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime
  • Certifikata e lindjes
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara në MASHT.

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave tërekrutimit nuk kthehet.

Afati dhe mënyra e publikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen Nga data 18.12.2021 deri me 05.01.2022 (16:00)

Të gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet duhet' ti shkarkojnë nga portali shtetëror konkursi.rks-gov.net dhe faqen zyrtare të komunës, dhe të plotësuara ti dorëzojnë në Drejtorin për Arsim, (Zyrën nr. 52). Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këtë pozitë, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit. Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta
refuzohen. Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen DKA-së, zyra nr.52 Kati-Il1.

 

Slični oglasi

15/01/2022