Drejtor/e në SHFMU

komuna mamushe e1623917594643
Komuna Mamushë
Objavljeno
17/06/2021
Grad
Mamushë
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68,si dhe nё bazë tё Udhëzimit Administrativ nr.151-2020 për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit tё institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese, Drejtoria Komunale e Arsimit nё Mamushe, shpall :

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Drejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU)
Institucioni: Komuna e Mamushes / Drejtoria e Arsimit
SHFMU “Anadolu” Mamushe,
Lloji i pozitës: Jo karrierës
Numri i Pozitave: Një (1) pozitë
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Arsimit Grada/Koeficienti: Koeficienti -7.8
Orët e punës: 40
Kohëzgjatja e emërimit: 4 vite

Qëllimi i vendit të punës

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo arsimor.

Detyrat Kryesore:

  • Zbatimi i ligjshmërisë në fushën e arsimit
  • Zhvillimin e një plani afatmesëm dhe afatgjatë për aktivitetin e drejtorisë;
  • Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore të punës
  • Aftësimin e personelit në Institucion;
  • Planifikimin dhe shfrytëzimin racional te buxhetit;
  • Detyrat ecaktuara për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit;
  • Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlikuara të praktikës;
  • Caktimine masave disiplinore ndaj nxënësve;
  • Planifikimin, udhëheqjen dhe koordinimin të gjitha aktiviteteve në Institucion;
  • Çështjet e tjera që rregullohen përmes ligjeve,udhëzimet administrative në fuqi dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për arsim

Kushtet:

  • Tё jenë shtetas të Republikës sё Kosovës,
  • Tё kenë tё kryer arsimin universitar të nivelit;
  1. Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim(kualifikimi prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar)
  2. Master arsimor ( kualifikimi prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar)
  3. Katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar) 4.Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar)Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencimtë mësimdhënësve,
  • Të kenë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim të aprovuar nga MASHT sipas rekomandimit KSHL
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukative –arsimoresipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës:
  1. Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për arsimin e mesëm të lartë:
  2. Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët në niveleve tjera:
  3. Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për zëvendësdrejtor.

Për shkollat profesionale të AAP dhe Qendrat e Kompetencës, kandidati/ja duhet të jetë me përgatitje profesionale të profileve përkatëse të institucionit ku konkurron.

Dokumentet e nevojshme:

  1. Certifikata e lindjes;
  2. Diploma e fakultetit-masterittё kryer për nivelin përkatës
  3. Dëshminë për përvojën e punës;
  4. Portofolin profesionale;
  5. Letër referencë nga një institucion publik –kredibil (si Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, DKA, Këshilli Drejtues i Shkollës, punëdhënësi paraprak, Institucionet e Arsimit të lartë).
  6. Letra te referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake;
  7. Planin zhvillimor të institucionit edukativo arsimore dhe aftësuese për të cilin ka konkurruar (së paku 10 faqe tekst me hapësirë 5, fonti i shkronjave 12: Arial) sipas udhëzimeve të MASHT-it;
  8. Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion shëndetësori licencuar me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
  9. Dëshminë se nuk është nën hetime;
  10. Kopja e letërnjoftimit.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 17.06.2021 deri me 01.07.2021

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike   në Zyra nr. 7 Objekti I Komunes se Mamushes, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Mamushes https://kk.rks- gov.net/mamushe/ dhe portali   shtetëror   https://konkursi.rks-gov.net/   dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në zyra nr. 7 Objekti I Komunes se Mamushes.

Dokumentacioni i kandidatëve tё cilët nuk i plotësojnëkushtet e konkursit nuk do tё shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe nëpër kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto    pozita, duhen që diplomat e tyre ( gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj   çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit

Slični oglasi

Drejtor/e në SHFMU   Gnjilane
11/10/2021