Drejtor/e në SHFMU (5)

komuna suhareke 150x150 1 e1605092574198
Komuna e Suharekës
Objavljeno
30/08/2021
Grad
Suva Reka
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr.06/L-114,Kapitulli V neni 67 dhe 68,Ligjit nr.04/1-032 Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës,Ligjit nr.03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës,dhe në bazë të nenit 4 paragrafi 1 të Udhëzimit Administrativ të MASHT-it nr. 151/2020 për Detyrat dhe përgjegjësit e drejtorit dhe të zëvendës drejtorit në Republikën e Kosovës, Procedurat e zgjedhjes dhe emërtimit,përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkohshëm, Drejtoria e Arsimit rishpall këtë:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës

Titulli i vendit të punës: Drejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU)

  1. Drejtor në SHFMU”Migjeni”në Gjinoc
  2. Drejtor në SHFMU”Dëshmorët e Greikocif’në Greikoc
  3. Drejtor në SHFMU”Bajram Curri” në Nishor
  4. Drejtor në SHFMU”Naum Veqilharxhi” në Mohlan
  5. Drejtor në SHFMU”Drita” në Gelancë

Lloji i pozitës: Jo i karrierës;
Numri i Pozitave:Pesë (5);
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Drejtorisë për Arsim;
Grada/Koeficienti:- 7.8;
Orët e punës: 40
Kohëzgjatja e emërimit: Katër (4) vite;

Qëllimi i vendit të punës:

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo arsimore.

Detyrat dhe përgjegjësit e drejtorit në IEAAP:

  • Drejtori i institucionit arsimor ka përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit, duke përfshirë:
  • Detyrat e caktuara për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me nxënësit ,mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë të arsimit;
  • Përdorimin efikas dhe efektiv të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlidhura të praktikës;
  • Kujdeset për sigurinë e nxënësve dhe të mësimdhënësve dhe harton planin e veprimit për parandalimin e dhunës në shkollë
  • Monitorimin(hospitimin)e orëve mësimore me formular përkatës të monitorimit(procesverbal me rekomandime).
  • Planifikimin e buxhetit të shkollës dhe tnenaxhimin sipas kërkesave të KDSH-së dhe detyrat iidhura me kurrikulimin .
  • Ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave.siç parashihet nga Komuna apo Ministria.
  • Qështje tjera që rregullohen perms ligjit për arsimin parauniversitar.akteve nënligjore të miratuara nga MASH dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për arsim.

Kushtet:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës,
  • Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelit;
  • Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikimi prej 300 ECTS, sëpaku 5 vite të shkollimit universitar);
  • Master arsimor (kualifikimi prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar);
  • Katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar);
  • Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar);
  • Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve,
  • Të kenë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim të aprovuar nga MASH sipas rekomandimit të KSHL;
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukativo - arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës;
  • Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për arsimin e mesëm të lartë;
  • Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët e niveleve tjera;
  • Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për zëvendësdrejtor.

Dokumentet e nevojshme:

  • Diploma e fakultetit të kryer për nivelin përkatës;
  • Certifikatën për kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje,administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë;
  • Kandidati/ja që ka të përfunduar programin universitar Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, në mungesë të Certifikatës së trajnimit përudhëheqje në arsim, ofron dëshminë e Diplomës Master në këtë fushë të studimeve;
  • Licencë të mësimdhënies
  • Kopja e dokumentit të identitetit (ID)
  • Ekstraktin e lindjes
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion shëndetësor i licencuar metë cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
  • Dëshminë se nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë i/e dënuar përkrim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijë femijët;
  • Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;
  • Deklaratën nën betim që vërteton se në tri vitet e fundit nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike;
  • Portofoiin profesionale me dëshmi sipas udhëzimeve në shtojcën/formularin H të këtij UA.
  • Kandidati/ja për të përgatitur planin zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor ka të drejtë të ketë qasje të plotë në planin zhvillimor aktual në institucionin në të cilin aplikon.

Data e njoftimit në web-faqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net. është prej dates 28.07.2021deri më date 28.08.2021 Konkursi është i hapur 15 (pesëmbëdhjet) ditë nga data 29.08.2021 deri më date 12.09.2021.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Zyren nr. 1 në Komunën e Suharekës

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e pakompletuara refuzohen.

Të gjitha dokumentet të dorëzohen në kopje (dokumentacioni nuk kthehet).Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimetjashtë Republikës së Kosovës si dhe në kolegjetprivate brenda Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kushtë të konkursit.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

06/12/2021
Mësimdhënës/e   Malishevë
06/12/2021