Drejtor/e në Qendrën Burimore për Mësim

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministarstvo prosvete, nauke, tehnologije i inovacija
Objavljeno
16/12/2021
Grad
Prizren
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në bazë të nenit 8, 67 dhe 68 të Ligjit nr. 06/L- 114 për Zyrtarët Publik, neni 20 të Ligjit nr. 04/l-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, dhe të Udhëzimit administrativ të MASHTI nr. 151/2020 për Detyrat dhe Përgjegjësitë e Drejtorit dhe të Zëvendësdrejtorit në Republikën e Kosovës, Procedurat e Zgjedhjes dhe Emërimit, Përfundimit të Kontratës dhe Emërimit të Përkohshëm, shpall:

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Titulli i vendit të punës : Drejtor në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Lef Nosi” në Prizren

  • Lloji i vendit të punës: Me afat të caktuar, me orar të plotë
  • Numri i pozitave: Një (1) pozitë
  • Kategoria funksionale: Nivel drejtues
  • Koeficienti: 8.4
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar  (4 vite)
  • Qëllimi i vendit të punës: Udhëheqja, menaxhimi dhe mbikëqyrja e institucionit edukativo-arsimor

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS :

  • Menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit;
  • Hartimin e planit vjetor të punës dhe planin zhvillimor të institucionit arsimore dhe raportet vjetore të punës;
  • Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit për menaxhimin e informatave në arsim dhe respektimin e kodeve të këtij sistemi, procedurave të sigurimeve dhe afateve të përcaktuara për përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë vitit shkollor;
  • Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin, disiplinën në institucionin edukativo-arsimor dhe çështje tjera që kane të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtoret tjerë në arsim;
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kurrikulës;
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpunëtorëve profesional të institucionit edukativo-arsimor, si dhe mekanizmave tjerë të institucionit arsimor që kanë rol në vlerësimin e performancës dhe menaxhimin e cilësisë së punës së institucionit;
  • Bashkëpunon me këshillin drejtues të institucionit edukativo- arsimor (KDSH),
  • Këshillin e Prindërve, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo- arsimor;
  • Raporton së paku dy herë në vit para KDSH;
  • Siguron ambient të sigurt dhe përkrahës për fëmijët/nxënësit duke përfshirë edhe caktimin dhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave, siç parashihet nga komuna apo Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI);
  • Çështjet e tjera që rregullohen përmes ligjit për arsim parauniversitar, akteve nënligjore të miratuara nga MASHTI dhe obligimet që dalin nga rregulloret e QB.

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publik:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotëroj njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligjit.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelit: Master për udhëheqje administrim ose menaxhim në arsim (kualifikim prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar);
  • Master arsimor (kualifikimin prej 300 ECTS/5 vite të shkollimit universitar);
  • Katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar)
  • Bachelor katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
  • Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësit;
  • Të kenë përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë, të aprovuar nga MASHTI sipas rekomandimeve të KSHLM;
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukativo- arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës;
  • Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për drejtor në arsimin e mesëm të lartë.

Kandidati duhet të posedoj dhe të dëshmoj dokumentet në vijim:

  • Diplomat e fakultetit të kryer për nivelin përkatës të kualifikimit;
  • Certifikatat për kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë.
  • Kandidati/ja që ka të përfunduar programin universitar Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, (në mungesë të certifikatës së trajnimit për udhëheqje në arsim kandidati/ja ofron dëshminë e diplomës Master për udhëheqje;
  • Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar në gjashtë muajt e fundit nga një institucion i licencuar shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
  • Dëshminë se kandidati nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;
  • Dëshmi të përvojës së punës në procesin edukativo- arsimor;
  • Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidati/ja nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike.
  • Portfolio profesionale me dëshmi sipas udhëzimeve në shtojcën/formularin H të këtij UA, 151/2020 për Detyrat dhe Përgjegjësitë e Drejtorit dhe të Zëvendësdrejtorit në Republikën e Kosovës, Procedurat e Zgjedhjes dhe Emërimit, Përfundimit të Kontratës dhe Emërimit të Përkohshëm.
  • Dokumentacioni i aplikimit përcaktohet më lartë, dorëzohet në kopje fizike në zyrën dhe afatin e përcaktuar në konkurs publik.
  • Kandidati/ja në një konkurs publik ka të drejtë të aplikoj në një e më shumë shkolla. Në raste të tilla përgatit dokumentacion të ndarë për secilën shkollë ku aplikon.
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës, duhet të kenë të nostrifikuar diplomat nga MASHTI.

Afati dhe mënyra e aplikimit

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 18.12.2021 deri me 01.01.2022.

Formulari i aplikimit i plotësuar ( merret në uebfaqe të MASHTI (https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/aplikacioni.pdf).

Dokumentet duhet të jenë kopje sepse ato nuk kthehen, ndërsa origjinali do të kërkohet me rastin e intervistimit

Informata të sakta dhe të vërteta konsiderohen vetëm ato informata që dëshmohen me dokumente ( jo ato që janë të deklaruara pa dëshmi)

Kandidatët, dokumentet duhet ti dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

 Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e pakompletuara nuk shqyrtohen (refuzohen).

 

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

29/11/2021
27/11/2021
26/11/2021
26/11/2021
25/11/2021