Drejtor/e i/e Përgjithshëm TKK

64x64 republika e kosoves e1610568046502
Ministarstvo kulture, omladine i sporta
Objavljeno
13/11/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Prano njoftimet me email

Opis

Bazuar , në Nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës Nr.06/L-114,  Ligjin për Institucionet e Kulturës, Nr. 02/L-57, Ligjin për Teatrot, Nr. 04/L – 106 dhe Statutin e  Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, për Rregullimin e  Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall : 

KONKURS  

  • Titulli i punës: Drejtor i Përgjithshëm 
  • Institucioni: Teatri Kombëtar i Kosovës  
  • Kategoria funksionale : Koeficienti: 10  
  • Numri i referencës:  
  • Kodi: 
  • I përgjigjet: Këshillit Drejtues të TKK 
  • Vendi: Priština 

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, përmbushë detyrat dhe përgjegjësitë e poshtëshënuara: 

  1. Bën menaxhimin financiar, administrativ, teknik dhe promovues të Teatrit;
  2. Zbaton vendimet e Këshillit Drejtues të Teatrit;  
  3. Propozon organizimin e brendshëm të Teatrit tek Këshilli Drejtues;  
  4. Përfaqëson Teatrin brenda dhe jashtë vendit;  
  5. Propozon buxhetin vjetor para Këshillit Drejtues; 
  6. Kërkon, aplikon dhe negocion për marrjen e donacioneve;  
  7. Mbikëqyrë të hyrat dhe shpenzimet buxhetore si dhe të donacioneve;  
  8. Negocion dhe nënshkruan kontratat dhe marrëveshjet me artistë të pavarur dhe me palë të  tjera. 

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë 

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë janë: 

  • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:  

  1. Aftësi të dëshmuara organizative dhe menaxhuese për arritjen e rezultateve në punë;
  2. Shkathtësi të mira hulumtuese për hartimin e raporteve dhe të komunikimit me shkrim  dhe me gojë;  
  3. Aftësi për të krijuar raporte pune ndër personale të shkëlqyeshme; 
  4. Vetiniciativë, i/e gatshëm të merr përgjegjësi dhe të shfrytëzojë iniciativën e tij/saj;
  5. Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vetorganizimit, të jetë në gjendje që të krijojë  përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion; 
  6. Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe gatishmëri për të punuar me të gjithë që jetojnë  në Kosovë 
  7. Aftësi për përmbushjen e punëve të vështira, punëve të afatizuara dhe punëve grupore  etj. 
  8. Diplomë universiteti nga fusha e Teatrit ose nga lëmitë tjera të përafërta të kulturës; 
  9. Duhet të ketë shtate (7) vite përvojë pune, duke përfshirë kater (4) vite përvojë pune në  vende udhëheqëse; 
  10. Njohja e gjuhëve zyrtare të Kosovës e domosdoshme; 
  11. Njohja e gjuhës angleze është përparësi; 
  12. Vërtetimi që nuk është nën hetime. 

Akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë mandatin: të Ligji për Zyrtarët Publik të Republikës së  Kosovës Nr.06/L-114, Ligji për Institucionet e Kulturës, Nr. 02/L-57, Ligji për Teatrot, Nr. 04/L –  106, Statutin e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017,  për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.  

Kohëzgjatja e emërimit: Emërimi është mandat 4 vjecar, me mundësi rizgjedhje

Procedurat e konkurrimit: Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.  

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT  

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net është  prej dt. 14.10.2021 deri me dt.12.11.2021, ndërsa data e aplikimit është nga data 13.11.2021 deri me  datën 27.11.2021.  

Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në Web faqen e  MKRS-se. 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit  e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga  të gjitha komunitetet në Kosovë.  

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe  proporcional në organet e shërbimit civil e administratës publike qendrore dhe lokale.  Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta  refuzohen. 

Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes,  konsiderohen të vlefshme.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni merret dhe dorëzohet në Zyrën 27 të  Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sheshi “Nëna Terezë” Nr. 44. Për informata shtesë  kontaktoni në numrin 038211449 dhe 038 211921( apo në ueb-faqen http://www.mkrs-ks.org/).

Slični oglasi

17/01/2022
Mësimdhënës/e (4)   Elez Hani nova
17/01/2022
11/01/2022