Drejtor/e i/e Galerisë Kombëtare të Kosovës

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministarstvo kulture, omladine i sporta
Objavljeno
21/10/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Bazuar në Nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës, Nr.06/L-114, Ligjin për Institucionet e Kulturës, Nr. 02/L-57 , Statutit te Galerisë Kombëtare të Kosovës-GKK dhe Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në  Sektorin Publik, Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit shpall : 

KONKURS PUBLIK

Titulli i pozites-Drejtor/Drejtore
Institucioni: Galeria Kombëtare e Kosovës-GKK
Kategoria Funksionale /Koeficienti : 10
Vendi: Prishtinë 

Drejtori është udhëheqës dhe organ ekzekutiv i Galerisë Kombëtare të Kosovës; 

Detyrat dhe përgjegjësitë : 

  1. Drejtori organizon dhe udhëheqë me punën dhe veprimtarinë e GKK-së, prezanton dhe e  përfaqëson institucionin, ndërmerr të gjitha veprimet juridike në emër dhe për llogari të  institucionit, e përfaqëson institucionin në gjykata dhe në organe të tjera të administratës  publike;
  2. Drejtori është përgjegjës për ligjshmërinë e punës së institucionit –GKK-së;
  3. Drejtori udhëheq punën e gjithëmbarshme dhe organizative të GKK-së dhe është përgjegjës  për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e veprimtarisë së institucionit. 
  4. Drejtori do të implementojë projektet që kanë të bëjnë me Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe do të planifikojë respektivisht aktivitetet relevante në fushën e Artit në koordinim me  Divizionin e Arteve Vizuale dhe Skenike- Muzikore në Departamentin e Kulturës; 
  5. Drejtori, pa autorizim të veçantë të këshillit drejtues apo të themeluesit të institucionit,  përkatësisht të organit të cilin e ka caktuar themeluesi, nuk mund të paraqitet si palë e dytë  kontraktuese dhe të lidhë kontrata me institucionin në emër të vet dhe për llogari të vet, në  emër të vet dhe për llogari të personave të tjerë apo në emër të tjerëve dhe për llogari të  personave të tjerë; 
  6. Drejtori i GKK-së mund ta autorizojë personin tjetër për ta përfaqësuar institucionin në  qarkullimin juridik. Autorizimin mund ta jep vetëm brenda suazave të kompetencave të tij;
  7. Drejtori do të punojë dhe bashkëpunojë me profesioniste kombëtar dhe ndërkombëtar për ti  arritur objektivat në zhvillimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës; 
  8. Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Këshillit Drejtues do të koordinojë përgatitjen e  projekteve për hulumtime nga stafi i tij profesional, për të krijuar mjete financiare nga fondet  ndërkombëtare për GKK-në; 
  9. Drejtori për punën e vet i përgjigjet drejtë për së drejti Këshillit Drejtues të GKK-së,  përkatësisht Departamentit të Kulturës –MKRS. 

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë 

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë janë: 

  • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Kualifikimet dhe Përvoja: 

  1. Diplomë Universitare; 
  2. Duhet të ketë shtate (7) vite përvojë pune, duke përfshirë kater (4) vite përvojë pune në  vende udhëheqëse; 
  3. Kandidati duhet të prezantoj projektin për zhvillimin e Galerisë Kombëtare në Kosovë;
  4. Aftësi për të udhëhequr një ekip ose grupe punuese; 
  5. Aftësi negociuese dhe bindëse për të përfaqësuar interesat e Institucionit;
  6. Të ketë fleksibilitet në analizimin dhe vlerësimin e çështjeve; 
  7. Të jetë në gjendje të punojë nën presion, të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë pune;
  8. Njohja e domosdoshme të gjuhëve zyrtare të Kosovës në të folur dhe të shkruar;
  9. Njohja e gjuhës angleze është përparësi; 
  10. Njohuri e punës me kompjuter, Word, Excel; 
  11. Vërtetimi që nuk është nën hetime. 

Akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë mandatin: Bazuar në Ligjin për Zyrtarët Publik,  Nr.06/L-114, Ligjin Nr. 02-L-57 për Institucionet e Kulturës, Statutit te Galerisë Kombëtare të  Kosovës-GKK dhe Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave  të Konkursit në Sektorin Publik. 

Mandati i Drejtorit të Galerisë Kombëtare të Kosovës është (4) katër vjet, me mundësi rizgjedhjeje. 

Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, zgjidhet me konkurs publik, të cilin e shpallë Ministria e  Kulturës, Rinisë dhe Sportit. 

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT  

Data e njoftimit në web faqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net  është prej dt. 21.09.2021 deri me dt.20.10.2021, ndërsa data e aplikimit është nga data 21.10.2021  deri me datën 04.11.2021.  

Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në Web faqen e  MKRS-se. 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit  e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga  të gjitha komunitetet në Kosovë. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe  proporcional në organet e shërbimit civil e administratës publike qendrore dhe lokale.  Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta  refuzohen. 

Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes,  konsiderohen të vlefshme. 

Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni merret dhe dorëzohet në Zyrën 27 të Ministrisë së Kulturës,  Rinisë dhe Sportit, Sheshi “Nëna Terezë” Nr. 44. Për informata shtesë kontaktoni në numrin  038211449 dhe 038 211921( apo në ueb-faqen http://www.mkrs-ks.org/). 

Prano njoftimet me email