Drejtor/e Shkolle (9)

Komuna Kline 150x150 1 e1600679607861
Opština Klina
Objavljeno
15/06/2021
Grad
Klina
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Duke u bazuar ne nenin 67 dhe 68 te ligjit të zyrtareve Publik N 06JL-114, nenit 8 te ligjit të Punës nr. 037L-212, Ligji për Arsimin Para universitar nr. 04(L-032 dhe Udhëzimit Administrativ UA nr. 15172020,Drejtoria Komunale e Arsimit në Klinë, shpall:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

I. Titulli i vendeve të punës:

Drejtor në Shkollat Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU)

  • Drejtor-SHFMU “AzemBejta” nëGrabanicë
  • Drejtor në SHFMU” Zgjimi” nëGremnik
  • Drejtor në SHFMU “ Ali Krasniqi” në Ujmir
  • Drejtor në SHFM “ Dëshmorët” në Volljakë
  • Drejtor në SHFMU “EminDuraku” në Sferkë
  • Drejtor në SHFMU “ Fsat Mekuli” në Caravik

SHKOLLA TE MESME TE LARTË:

  • Drejtor në SHM “ Luigj Gurakuqi” në Klinë
  • Drejtor - SHM “FehmiAgani” në Klinë

ÇERDHJA E FËMIJEVE :

  • Drejtor në Çerdhja e fëmijëve “Xhevë Lladrovci” në Klinë

Institucioni: Komuna e Klinës
Departamenti Drejtoria: Drejtoria e Arsimit
Lloji i pozitës: Jo karrierës
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Arsimit
Koeficienti për Drejtoret e Shkollave fillore dhe Qerdhes: - 7.8
Koeficienti për Drejtor te shkollave te mesme 8.4
Orët e punës: 40 orë
Kohëzgjatja e emërimit: 4 (katër) vite

Kualifikimi: UA 15172020- Për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe të zëvendës drejtorit të institucionit publik edukativo-arsimor dhe aftësues para universitar në Republikën e Kosovës,
procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkohshëm.

Qëllimi i vendit të punës:

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukati vo-arsimor.

Detyrat Kryesore:

  • Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore të punës
  • respektimin e kodeve të sistemi, procedurave të sigurimit dhe afateve të përcaktuara për përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë vitit shkollor.
  • Detyrat e caktuara për zgjedhjen e mësimdhënësve, vlërsimin, disiplinën në institucionin edukativo-arsimor dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë të arsimit,
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kurrikulës:
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpunëtorëve profesional të institucionit edukativo-arsimor, si dhe mekanizmave tjerë të institucionit arsimor që kanë rol në vlerësimin e përformancës së institucionit dhe menaxhimin e cilësisë së punës së institucionit:
  • Bashkëpunon me Këshillin drejtues të institucioni edukati vo-arsimor(KDSH), Këshillin e Prindërve, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo-arsimor
  • Raporton së paku dy herë në vit para KDSH,
  • Siguron ambient të sigurt dhe përkrahës për fëmijëtnxënësit në institucionin edukativo- arsimor, duke përfshirë edhe caktimin dhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve, sipas legjislacionit në fuqi,
  • Ruajtja e dokumenteve dhe të dhënave, siç parashihet nga komuna apo Ministria e Arsimit dhe Shkencës MASH):
  • Çështjet e tjera që rregullohen përmes ligjit për arsimin parauniversitar, akteve nënligjore të miratuara nga MASH dhe obligimet qe dalin nga rregullorja e komunës së arsimit.

Kushtet dhe shkathtësitë e kërkuara:

Kandidatifja ile interesuar duhet t'i plotësojë këto kushte:

  1. Të jenë shtetas i Republikës së Kosovës,
  2. Të ketë të kryer arsimin universitar, nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesionale për arsimin të përgjithshëm dhe normativin për arsimin profesional në fuqi,
  • Master për udhëhegje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikimin prej 300 ECTS, së paku $ vite të shkollimit universitar)
  • Master arsimor(kualifikimin prej 300 ECTSSS vite të shkollimit universitar),
  • Katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTSIA vite shkollimit universitar),
  • Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTSMA vite të shkollimit universitar):
  • Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencimin të mësimdhënësve
  • Të ketë përfunduar me sukses një program kualifikimi profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim të bazuar në standardët e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë, të aprovuar nga MASH sipas rekomandimeve të KSHLM:
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës
  • Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për drejtor në arsimin e mesëm të lartë
  • Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatëtet për drejtorfeshë në nivelet tjera:
  • Tri(3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për zëvendësdrejtorleshë.

Dokumentet e nevojshme që kërkohen:

  • Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës të kualifikimin
  • menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosove
  • Kandidati fja që ka të përfunduar programin universitar Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim , në mungesë të certifikatës së trajnimit për udhëheqje në arsim, ofron dëshminë e diplomës master në këtë fushë të studimeve.
  • Kopjen e dokumentit të identitetit(ID),
  • Certifikatën shëndetësorë të lëshuar në gjashtë muajt e fundit nga një instucioni i licencuar shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tijfsaj shëndetësore:
  • Dëshmitë se nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë ile dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët:
  • Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo -arsimorë:
  • Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidatifja nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike
  • Portfolin profesionale me dëshmi sipas udhëzimeve në shtojcën formularin H të këtij UA,
  • Dokumentacioni i aplikimit, i përcaktuar me paragrafin 1.7 të UA, dorëzohet kopje fizike në zyrën dhe afatin e përcaktuar me konkurs publik.
  • Kandidatifja në një konkurs publik, ka të drejtë të aplikojë në një e më shumë shkolla, Në raste të tilla përgatit dokumentacion të ndarë për secilën shkollë ku aplikon.
  • Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 11.06.2021 deri me datë 25.06.2021

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t'i marrin aplikacionet dhe të plotësuara të dorëzohen pranë Zyrës se personelit ne Arsim, kati i dyte në Komunën e Klinës.kk.rks-gov.nety kline,. Kandidatet kane te drejt për qasjen e planit zhvillimor aktual te shkollës për te cilën aplikon.

Dokumentacioni i kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohën vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.

Aplikacionet e pakompletuara gjatë selektimitte tyre do të refuzohen të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kushte të konkursit.

Rezultatet shpallën në ueb faqen e komunës.

Slični oglasi