Doktor Stomatolog

komuna malisheve e1558789653457
QKMF Malishevë
Objavljeno
30/07/2021
Grad
Malishevë
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 0GJL-114, të nenit 8 të Ligjit të Punës nr: 03IL-212, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr. 0772017 si dhe në bazë të rekomandimit nr. 07178 i datës: 15.06.2021 të DSHMS-së të protokoluar ne QKMF me nr: 486 datë: 18.06.2021 Komuna e Malishevës - QKMF “dr. Shpëtim Robaj” shpall:

KONKURS PËR PLOTSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Doktor Stomatolog në QKMF, QMF- Bellanicë.
Institucioni: Komuna e Malishevës
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria Për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale- QKMF
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i Pozitave (1) një.
Titulli i mbikëqyrësit Drejtori i QKMF-së
Grada/Koeficienti 7.2 H-26
Kohëzgjatja e emërimit Me kohë të pa caktuar
Periudha provuese 6 (gjashtë) muaj

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotëroj njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprave penale.
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik

Detyrat:

  • Sigurimi i mbrojtjes sekondare dentare në Mbrojtjen Primare:
  • Promovimi i shëndetit dental në komunë:
  • Integrimi i Shëndetit Dental në kujdesin e përgjithshëm shëndetësor:
  • Promovimi i Shëndetit dental tek fëmijët e moshës shkollore dhe parashkollore etj.
  • Lehtësimi i dhimbjes (heqja e dhëmbit, terapia ndaj infeksionit)
  • Kujdesi elementar në rast traumash (frakturat alveolare dhe të dhëmbit) dhe dëmtimin e mukozës së gojës:
  • Kujdesin konvencional: mbushjet e thjeshta dhe komplekse:

Përgjegjësite:

  • Të jetë përgjegjës për implementimin e masave të një niveli të duhur për parandalimin e infeksionit të kryqëzuar
  • Të bëjë diagnostifikimin përmes rëntgenit
  • Të mbajë shënime me të dhëna të detajuara për pacientin
  • Ti raportoj një herë në muaj, përgjegjësitë kryesore të Departamentit të Stomatologjisë për aktivitete të ndryshme
  • Të plotësoj masat parandaluese- promovuese të kujdesit primar të shëndetit oral

Detyrat e stomatologut të kujdesit sekondar shëndetësor

  • Të kontrolloj pacientët dhe ti udhëzoj në kujdesin terciar
  • Të jetë përgjegjës për implementimin e masave të një niveli të duhur për parandalimin e infeksionit të kryqëzuar
  • Të mbajë shënime me të dhëna të detajuara për pacientët.

Dokumentet e nevojshme:

  • Diploma Fakultetit të mjekësisë- Dega Stomatologji
  • Licencën e punës
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës diploma duhet njihet nga MPB.
  • Formulari i aplikimit i plotësuar
  • Rezymeja personale (CV)
  • Certifikatën e lindjes,
  • Certifikatën që nuk është nënë hetime ose i dënuar (origjinali).
  • Letërnjoftimin të fotokopjuar .
  • Certifikatën e mjekut për punë (pas përzgjedhjes nga komisioni)
  • Përvoja e punës (e dëshirueshme)

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen në rastin e intervistimit.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data: 30.07.2021 deri me dt: 13.08.2021 Aplikacionet merren dhe dorëzohen ne zyrën e personelit ne QKMF (ditëve të punës prej: 07 deri ora 15).

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

  • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të pranohen.

Slični oglasi

18/10/2021