Doktor/e i/e Mjekësisë (2)

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1604661197132
QKMF Skenderaj
Objavljeno
01/10/2021
Grad
Srbica
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në bazë të Vendimit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Skenderaj-it nr.08-111701-0044084121 të datës 23.08.2021 për lejimin e shpalljes së konkursit për vendet e lira të punës për nevojat e QKMF-së në Skenderaj e në përputhje me nenin 7,8,10 parg 1 nënparagrafi 2.1, nenit 15 pargrafi 1.2 dhe 3 të Ligjit të Punës së Republikës së Kosovës nr.03IL- 212, neni 4 i Udhëzimit Administrativë nr.0772017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, QKMF në Skenderaj publikon këtë :

KONKURS
PËR PRANIM NË MARRËDHËNIE PUNE

Titulli i vendit të punës : Doktor i Mjekësisë dy (2) pozita
Kategoria dhe grada e vendit të punës:
Koeficienti : 7.20 , H-27
Orari i punës 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës sipas Ligjit të Punës nr.037L-212

Përshkrimi i detyrave të punës :

  • Ofron shërbime shëndetësore në QKMF, QMF,AMF —ku është caktuar të punojë sipas orarit të punës të caktuar nga punëdhënesi .
  • Respekton orarin e punës ardhja , pauza , dalja nga puna etj.
  • Siguron diagnostifikimin dhe menagjimin efektiv të pacientve duke siguruar edhe referim në Institucionet shëndetësore gjegjëse si dhe në qendrat më të avancuara
  • Evidenton dhe përcjellë sëmundjet efektive sipas rregullave të IKSHP
  • I përmbahet etikës mjekësore .
  • Kryen të gjitha punët e Mjekut gjatë orarit të punës .
  • Bënë përcjelljen e të arriturave më të reja në lëminë e Mjekësisë Familjare .
  • Të këtë vetëiniciativë dhe ti përmbahet etikës mjekësore .
  • I raporton për çdo ndryshim dhe problem Përgjegjesit të Njesisë apo shërbimit ku punon.
  • Sipas nevojes kryen edhe vizita shtepiake të pacientet kronik.
  • Sipas urdhërit të përgjegjesit apo Shefit te Sektorit të MF, kryen edhe punë tjera.
  • Për punën e vet i përgjigjet Shefit të Sektorit MF dhe Stafit Udhëheqës të QKMF-së.
  • Detajet e tjera të detyrave dhe përgjegjësive do të përshkruhen në kontratën e punës.

Kushtet e Konkursit :

Kandidatifja të cilët konkurojnë për këto pozita përveq kushteve të përgjithshme të parapara me Ligj duhet të kenë të përfunduar :

  • Fakultetin e Mjekësisë-Drejtimi i Mjekësisë së Përgjithshme
  • Licencën e punës.

Dokumentet e kërkuara :

  • Kopja e Diplomës së Fakultetit të Mjekësisë- te vertetuar
  • Kopjen e Licencës sëPunës —te vertetuar
  • Kopjen e letërnjoftimit
  • Çertifikatën qe nuk është i dënuar dhe nën hetime

Çdo dokument tjeter apo çertifikatë trajnimi që kandidat-iJja e vlerëson të nevojshme që i
përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë.

  • Dëshmi mbi njohjen bazike të punës me kompjuter —e deshirueshme.

Të gjithë kandidatet të cilët hyjnë në listën e ngushtë, do të ftohen në intervistë, dhe për datën e mbajtjes së intervistës do të njoftohen me kohë dhe do të intervistohen nga Komisioni Intervistues .

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në administratën e QKMF-së Skenderaj nga ora 08:00 deri në ora 15:00.

Dokumentacioni i cili nuk ju përgjigjet kërkesave dhe specifikave të Konkursit si dhe dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai qe arrinë me vonesë , nuk do të shqyrtohen.

Të drejtë për aplikim kanë të gjithë Shtetasit e Republikës së Kosovës

Data e njoftimit ne portalin shtetëror konkursi.rks-gov.net është 01.09.2021 deri 30.09.2021. Afati për aplikim është pesëmbëdhjetë (15) ditë nga data 01.10.2021 deri 15.10.2021.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi