Dizajner Grafik, Video Produksion, IT

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1604661197132
Komuna e Skenderajt
Objavljeno
30/09/2021
Grad
Srbica
Kategorija
Vrsta oglasa
Obuke  

Opis

Thirrje për Aplikim në Trajnime:

Në  kuadër te projektit: Punësimi i të rinjëve përmes trajnimeve inovative në fushën e IT , krijimi i mundëssisë së punësimit dhe ulja e  migrimit.

Agjencia për Zhvillim Rajonal - Veri (AZHR-Veri) në bashkëpunim me Komunën e Skenderaj, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik  Ndërmarrësi Inovacion dhe Turizëm  do të zbatojë projektin i cili ka për qëllim fuqizimin ekonomik e të rinjve, grave dhe grupeve të margjinalizara të shoqërisë, për të garantuar zhvillim ekonomik dhe social për të gjitha kategoritë shoqërore.

Objektiva kryesore e projektit është:

  • Aftësimin profesional për ngritjen e aftësive të të rinjëve dhe kompetencës profesionale;

Prandaj ftohen të gjithë të rinjtë dhe të rejat, të aplikojnë për të përfituar nga trajnimet:

  1. Dizajn Grafik (30 përsona)
  2. Video Production/Prodhim i videove (30 përsona)
  3. Bazat e IT dhe Hyrje ne rrjeta kompjuterik (30 përsona)

Për kë është kursi?

Ky kurs është i përsosur për individët që duan të hyjnë në botën e IT, dizajnit grafik, video produkcionit dhe Bazat e IT dhe rrjetet kompjuterike, pavarësisht nga fusha e tyre aktuale e punës ose studimit.

Pse të ndjekim këto kurse?

Duke filluar këtë kurse ju do te posedoni profesione të reja, ku mundësitë janë të pafundme. Në fakt, për shkak të zhvillimit eksponencial të teknologjisë, mund të thuhet se këto fusha janë profesionet e së ardhmes. Me vetëm një ide, një laps dhe një laptop mund të hyni në tregun konkurrues global.

Parakushtet e kurseve

Mbi 16 vjeç

Kohëzgjatja e kursit

  1. Dizajn Grafik (30 ore)
  2. Video Production/Prodhim i videove (30 ore)
  3. Bazat e IT dhe Hyrje ne rrjeta kompjuterik (30 ore)

Vërtetim / Përfundim

Kriteret minimale:
1. Frekuentimi i kursit - 90%.
2. Projekti / Provimi Përfundimtar

Per te aplikuar ju duhet te Plotesoni Aplikacionin ne zyren e Drejtorise per Zhvillim Ekonomik ne Komunen e Skenderaj NR. 9 ose te plotesoni dhe te dergoni me email tek adresa:

sanije.hoxha@rks-gov.net.   

Data e fundit për aplikim: Vazhdon afati për aplikim deri me 08.10.2021.

Shpallja e plotë dhe aplikacioni.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

29/11/2021