Depoist

KRU Hidroregjioni Jugor SHA 1 e1628520195660
Hidroregjioni Jugor
Objavljeno
09/09/2021
Grad
Suva Reka
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Ne bazë të Nenit 8 të Ligjit të punës Nr. 03/L-212, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor" Sh.A. Prizren , me datë 09.09.2021 shpall:

KONKURS

Kompania: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Hidroregjioni Jugor “ Sh.A. në Prizren
Pozita e punës: Depoist, 1 (një) në Njësin Punuese në Suharekë.
Paga: Koeficijenti sipas Rregullorës së Kompanisë

Kushtet për punësim (edukimi i kërkuar)

Përgaditja shkollore : Shkolla e mesme ekonomike apo gjimnazin e përgjithshëm
Përvoja e punës: Se paku gjashte muaj në lëmin përkatëse
Kushtet e veçanta: Njohja e programeve Microsoft Office

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të jetë i afte qe me orar të plote dhe pa kufizime te kryej detyrat e punës
  • Pranon në depo materialin mjetet e punës dhe veglat e punës si dhe inventarin, e
    nevojshëm për punën e njësisë.
  • Sipas kërkesave dhe urdhëresave të punëtoreve e jep materialin, mjetet dhe veglat
    e punës.
  • Mbane evidencën e rregullt të stoqeve ne depo dhe e dorëzon raportin për ketë.
  • Mban evidencën e ngarkesës me vegla të punës dhe mjeteve të punës nga ana e
    punëtorëve
  • Me rastin e pranimit dhe dhënies se materialit, veglave etj, përkujdeset për cilësi dhe
    sasinë e materialit te pranuar te dorëzuar dhe të kthyer,
  • Bene ndarjen e materialit sipas llojit dhe dimensioneve.
  • Mbanë me rregull kartelat e materialit me dore apo me kompjuter
  • Përgatit te dhënat dhe dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e depos dhe
    është i obligueshëm të jete prezent gjatë punës së komisionit
  • Është përgjegjës për deponimin e rregullt të materialit ne depo, pranimin dhe dorëzimin
    e rregullt e mallit afarizmin material dhe financiar te depos si dhe për saktësinë e kryerjes së punës
  • Kujdeset për rregullimin ne depo,
  • Përgjigjet për dëmtimin e paarsyeshëm të materialit
  • Kryen edhe punë te tjera qe i përkasin profesionit, ne baze te urdhrit te shefit të sektorit te cilit i përgjigjet
  • Për punën që kryen i përgjigjet Udhëheqësit te njësisë punuese.

Procedura e aplikimit

Kandidatet e interesuar duhet të plotësojnë aplikacionin e Kompanisë . dhe se bashku me aplikacion të bashkangjesin edhe këto dokumente

  • Biografine (CV) e detajuar
  • Letëmjoftim-kopje
  • Letërmotivimi
  • Diplomën Shkollës mesme (Obligative diploma e noterizuar),
  • Deshmi mbi përvojen e sukseshme paraprake
  • Deshmi që nuk është nën hetime

Aplikacionet mund të tërhiqen në zyrën të KRU Hidroregjioni jugor”Sh.A, rr WESLY CLARK” pn. Prizren. Aplikacionet dhe dokumentet përcjellëse duhet të dorzohen në zyre të shërbimit për punë juridike dhe të përgjithshme të mbyllura në pako. Dokumenetet nuk kthehen.
Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga dita e publikimi respektivisht deri me datën 23.09.2021 në ora 16:00.

Potpuno saopštenje.

Prano njoftimet me email