Ciceron/e

AMKMK e1638207531641
AMKMK
Objavljeno
16/12/2021
Grad
Podujevo
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Prano njoftimet me email

Opis

RN00007931
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 26/11/2021
Afati për aplikim: 17/12/2021 - 24/12/2021

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i Referencës  | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni | Organizata / Vendi i punës

  • RPC0001641 | RN00007832 | Ciceron 2 | Profesional 3 | 7 | Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës / Departamenti për Planifikim, Projekte dhe Menaxhim te Komplekseve Memoriale / Kompleksi Memorial - Penuhë, Podujevë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Agjencia për Menaxhimin e  Komplekseve Memoriale të Kosovës shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë i Trashëgimisë Historike
  • Institucioni Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve  Memoriale të Kosovës
  • Nr. i Referencës RN00007931
  • Kodi RPC0001737
  • Data e njoftimit 26.11.2021
  • Afati për aplikim 17.12.2021 - 24.12.2021 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  1. Merret me pritjen e vizitorëve dhe shpjegimet lidhur me ngjarjen dhe përcjell ata nëpër pikat e  kompleksit; 15% 
  2. Kujdeset lidhur me ofrimin e shërbimeve si broshura dhe revista, kalendarët që kanë të bëjnë me  Kompleksin ku ai/ajo kryen detyrën e ciceronit; 15% 
  3. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve në Komplekse dhe Memoriale; 15% 
  4. Ofron shërbime për zyrtarin e komunikimit publik, të dhëna për hartimin e gazetave dhe broshurave,  ueb-faqes dhe raportit vjetor; 15% 
  5. Merret edhe me përgatitjet dhe manifestimet e ndryshme, përgatitë ceremonitë festive dhe ato  përkujtimore në Kompleksin ku ai/ajo punon si Cicëron; 15% 
  6. Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin a aktiviteti sipas kërkesës së mbikëqyrësit; 10% 
  7. Bën hulumtime dhe analiza sipas kërkesës dhe kontribuon në hartimin e rekomandimeve për shqyrtim  nga nivelet më të larta brenda Agjencisë 10% 
  8. Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike të cilat mund të kërkohen në mënyrë të  arsyeshme kohë pas kohe. 5% 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare: Juridik, Histori dhe Albanalogjik me të  paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to;
  • Kualifikime të posaçme formale;
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhët zyrtare;       
  • Njohja e gjuhës angleze (e obliguar);
  • Aftësi të shkëlqyera prezantuese;
  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;
  • Aftësia për të organizuar punën e vet dhe për te koordinuar punën me stafin tjetër;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe të vlerësim të informacionit;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri nga fusha specifike - ciceron;
  • Aftësitë prezantuese;
  • Aftësia për të organizuar punën e vet dhe  për te koordinuar punën me stafin tjetër;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe të vlerësim të  informacionit;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access); 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen