Bursa Master AgroParisTech

Alliance Française de Pristina 150x150 1 e1611494312927
Alliance Française de Pristina
Objavljeno
01/12/2021
Grad
Francë
Kategorija
Vrsta oglasa

Prano njoftimet me email

Opis

Shkolla e inxhinierisë bujqësore AgroParisTech do të jap bursa speciale për studentët kosovarë për studimet e tyre të Master Erasmus Mundus.

AgroParisTech është shkolla më e mirë franceze, shkolla e tretë më e mirë evropiane dhe shkolla e katërt më e mirë botërore në fushat bujqësore.

Programet e Master Earsmus Mundus janë programe të bashkë-krijuara nga disa universitete evropiane. Gjithashtu, për dy vjet do të keni mundësinë të studioni në dy deri në katër universitete kryesore evropiane. Ju ftojmë të informoheni dhe të aplikoni sa më shpejt në një nga pesë programet Master të bashkëmenaxhuara nga AgroParisTech! Këto bursa mbulojnë mjaftueshëm kostot e regjistrimit dhe të jetesës në kryeqytetet kryesore evropiane.

  • Për Master FIPDes (Food Inovation and Product Design), aplikimet janë të hapura deri më 24 janar 2022 (mesditë, CET): të gjitha informatat janë në faqen e internetit www.fipdes.eu
  • Për Master Bioceb (European Master in Biological and Chemical Engineering for a Sustainable Bioeconomy), aplikimet janë të hapura deri më 17 janar 2022 (mesditë, CET): të gjitha informatat janë në faqen http: http://www.bioceb.eu/
  • Për Master PlantHealth (Plant Health in Sustainable Cropping Systems), aplikimet janë të hapura deri më 15 janar 2022 (mesditë, CET): të gjitha informatat janë në faqen https://planthealth.upv.es/web/
  • Për Masterin EMABG (European Master in Animal Breeding and Genetics), aplikimet janë të hapura deri më 15 janar 2021: të gjitha informatat janë në faqen e internetit https://www.emabg.eu/
  • Për Master European Forestry, aplikimet do të jenë të hapura nga 1 dhjetori 2021 deri më 19 janar 2022: të gjitha informatat janë në faqen https://sites.uef.fi/europeanforestry/

Dosjet kërkojnë shumë dokumente, prandaj mos prisni më shumë dhe provoni fatin tuaj!

 

Slični oglasi

17/01/2022
Mësimdhënës/e (4)   Elez Hani nova
17/01/2022
10/01/2022
10/01/2022