Asistent/e për shërbime të sigurisë

kpk e1623864352872
Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Objavljeno
20/11/2021
Grad
Prizren
Kategorija
Sigurim  
Vrsta oglasa
Posao  

Prano njoftimet me email

Opis

Në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në bazë të Ligjit  Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr. 02/2010 për  Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, në bazë të Aktgjykimit nr. Ref  AGJ.1583/20 të datës 09 Korrik 2020 si dhe Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës  KPK/Nr. 193/2021 të datës 26 Mars 2021, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, shpall  këtë: 

VAZHDIM I KONKURSIT

Asistent për Shërbime të Sigurisë 

  • Prokuroria Themelore në Prizren, një (1) vend pune
  • Referenca: KPK/ZKPSH/SKPK/PA/PSRK/PTH/POZ- 020
  • Emri Pozitës: Asistent për Shërbime të Sigurisë
  • Pozita: Pozitë e karrierës
  • Niveli: Administrativ 3
  • Kodi punës: AD/880
  • Raporton tek: Administratori i Prokurorisë
  • Numri i Pozitave: Një (1) pozitë
  • Koeficienti: Pesë (5)
  • Akti i emërimit: Pa afat
  • Puna provuese: 12 muaj
  • Vendi: Prizren

Qëllimi i vendit të punës:  

Përgjegjës për sigurinë e objektit dhe personelit. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:  

  • Përgjegjës për përcjelljen, kontrollimin dhe mënjanimin e mundësisë së shkaktimit të rrezikut  për objektin dhe personelin e prokurorisë;
  • Ofron mbështetje teknike operative për zbatimin e praktikave me te mira te sigurimit. Mbanë shënime mbi të gjitha lëvizjet dhe ngjarjet gjatë orarit të punës, duke i vëzhguar dhe  ndaluar automjetet e pa autorizuara
  • Ruan konfidencialitetin .
  • Paraqet kërkesat për furnizim ose blerje të materialit të nevojshëm për ndriqim, kamera , mjete  të shurjes së zjarrit , libra të evidencës dhe për çdo gjësend tjetër që i ndihmon kryerjen më  efikase të punës.
  • Kujdeset për respektimin e kodeve të mirësjelljes të shërbimit civil.
  • Sipas nevojës kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së Administratorit.

Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë për vendin e punës

  • Njohuri të duhura për mbikëqyrje efektive dhe kryerjen e punës së sigurisë;
  • Njohuri të shkëlqyera e gjithëpërfshirëse profesionale nga lëmi sigurisë,
  • Shkathsi të punës dhe menjanimit të suksesshëm të rreziqeve për objekt dhe staf;
  • I gatshëm të punojë me njerëz të etnive dhe religjioneve të ndryshme;
  • Aftësi për ndërmarrjen e iniciativave konkrete gjatë punës dhe lidhur me te;
  • Aftësia për ta kryer punën edhe në kushte të punës nën presion;
  • Reagimi duhur në zgjidhjen e problemeve.

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi

  • Shkolla e Mesme. 

Përvoja e Punës:  

  • 3 vjet përvojë pune. 

Konkursi është i hapur 7 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial të  Republikës së Kosovës, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 20.11.2021 deri me datë 26.11.2021 si  datë e mbylljes së konkursit.  

Kërkesa (aplikacioni) për punësim gjendet në web faqen: www.prokuroria-rks.org

Aplikacionet dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, në Divizionin e Burimeve Njerëzore, kati VII, Zyra Nr. 702, Prishtinë, Kosovë. 

Aplikimi përmes postës: Kërkesat e kompletuara me dokumente mund të dorëzohen edhe përmes postës në  Divizionin e Burimeve Njerëzore të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, adresa: Rr. “Luan  Haradinaj”, nr. 100, Kati 7, zyra nr. 702, 10000 Prishtinë. 

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për  aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4 katër ditësh,  aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare. 

Në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/200 18874 prej orës 08:00 – 16:00.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: 

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë  për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe  aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse. 

Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e  Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha  komunitetet në Kosovë. 

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të  Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.” 

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e skanuara të dokumentacionit të kërkuar:

  • Dëshminë e kualifikimit shkollor;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës, Vërtetimi dhe kontrata e punës (Letër Referenca apo Rekomandimi nuk pranohet  si dëshmi mbi përvojën e punës);
  • Dy rekomandime (nëse keni);
  • Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);
  • Dokumentin e identifikimit–letërnjoftimi i fotokopjuar;
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nën hetime. 

Në lidhje me datën e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës, për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e  parapara sipas këtij konkursi, kandidatët do të njoftohen bazuar në legjislacionin ne fuqi.

Potpuno saopštenje.

 

Slični oglasi

13/01/2022
12/01/2022
12/01/2022
12/01/2022