Asistent/e për fëmijët/nxënësit me nevoja të veçanta

hani i elezit e1610131295562
Komuna e Hanit të Elezit
Objavljeno
08/07/2021
Grad
Hani i Elezit
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68 , Ligjit të Punës Nr.03/L-212 nenit 8 , Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.03/L-068 nenit 5 pika c, Ligjit për Arsim Parauniversitar Nr.04/L-032 nenit 35 ,Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr.10/2018, Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm Drejtoria Komunale e Arsimit  shpallë:

K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të lirë të punës në Institucionet Arsimore

Titulli i vendit të punës: Asistent/e për fëmijët/nxënësit me nevoja të veqanta.
Institucioni: Komuna Hani i Elezit
Drejtoria: Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport
Lloji i pozitës: Shërbimit Publik
Numri i Pozitave: një (1)
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës
Grada/Koeficienti: Koeficienti A-397/1
Orët e punës: 40
Kohëzgjatja e emërimit: me kohë të pacaktuar

Detyrat dhe roli për Asistent/ës për fëmijët/nxënësit me nevoja të veqanta :

  • Ndihmon fëmijët/nxënësit në zhvillimin dhe promovimin e pavarësisë, orientim dhe mobilitet, transport, pozitën dhe uljen e nxënësit në klasë;
  • Punon me mësimdhënësit dhe stafin tjetër për zbatimin e PIA-së, lëndët të individualizuara ose mësim në fusha të aktiviteteve;
  • Përgatitë materiale mësimore si dhe menaxhon me pajisjet e nevojshme brenda dhe jashtë klasës;
  • Vëzhgon dhe dokumenton vështirësitë dhe nevojat e identifikuara të fëmijëve, përgatitë informata kthyese për vështirësitëdhe arritjet e fëmijëve;
  • Promovon arsimin gjithë përfshirës dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë, inkurajon fëmijët në komunikim, pjesëmarrje në lojë dhe stimulimin e të folurit dhe gjuhës përmes bisedës dhe lojës ;
  • Mbikëqyrë dhe ndihmon fëmijët/nxënësit gjatë racioneve ushqimore, kujdeset për nevojat fizike/ personale, mjekësore dhe asiston në veshjen dhe pastërtinë e përgjithshme të tyre;
  • Planifikon me mësuesin/mësuesit programin ditor dhe javor për mësim, aktivitete dhe ngjarje me qëllim të mbështetjes së fëmijëve për mësim;
  • Promovon bashkëpunimin shkollë –shtëpi, mbështetë dhe diskuton çështje të ndjeshme me prindin/kujdestarin;
  • Respekton rregullat dhe etikën e shkollës, sjelljet e mira ndaj nxënësve;
  • Prezanton punën dhe arritjet e nxënësve;
  • Informacionet në shkollë i trajtojnë si plotësisht konfidenciale;

Kualifikimi dhe kushtet:

Shkolla e mesme dhe Niveli 5-të (postsekondar) i kualifikimit asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veqanta arsimore.

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit (merret në Komunë – Qendra për Shërbime me Qytetarë);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë kopje );
  • Diploma e kualifikimit (ose certifikata) duhet të jene kopje të vërtetuara;
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime;
  • Vërtetim mbi përvojën e punës (nëse ka);

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 08.07.2021 deri 22.07.2021.

Tё gjithë kandidatët e interesuar aplikacionin e punësimit e marrin pranë Qendrës për Shërbime me Qytetarë nё Han të Elezit kati i parë dhe të plotësuar e dorëzojnë në të njëjtin vend.

Dokumentacioni i kandidatëve tё cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do tё shqyrtohen ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatet nga lista e ngushtë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet, jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe në për kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për kët pozitë, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe në tabelën e shpalljes.

Slični oglasi

Infermier/e (2)   Gnjilane nova
27/10/2021
27/10/2021
Asistente Ekzekutive   Priština
21/10/2021