Asistent/e i/e Logjistikës

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC)
Objavljeno
19/08/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

POZITA: ASISTENT/E LOGJISTIKE

KOHËZGJATJA: 16 muaj (me mundësi vazhdimi)

Action for Mothers and Children (AMC) është një fondacion jo fitimprurës me qëllimin kryesor të shpëtojë jetën e nënave dhe fëmijëve dhe të përmirësojë kujdesin shëndetësor ndaj nënave në Republikën e Kosovës përmes zhvillimit të sistemeve më të mira për kujdesin e grave shtatzëna dhe fëmijëve të tyre.

Ne besojmë që çdo nënë dhe fëmijë kanë të drejtë për një jetë të shëndetshme, pavarësisht se ku jetojnë apo çfarë gjendje ekonomike kanë. Duke zhvilluar dhe zbatuar programe që përmirësojnë kujdesin shëndetësor të nënave dhe foshnjave të tyre, numri i vdekshmërisë së fëmijëve mund të ulet ndjeshëm. Ne synojmë që të zhvillojmë dhe zbatojmë programe të kujdesit shëndetësor që janë të qëndrueshme, me cilësi të lartë dhe që ngritin kapacitetet e personelit shëndetësor në vend.

PËRGJEGJËSITË E PËRGJITHSHME

Si Asistent/e Logjistike ju jeni përgjegjës/e për të asistuar me punët logjistike në zyre dhe terren, me fokus organizimin e transportin për stafin e AMC-së si dhe blerjen dhe shpërndarjen e pajisjeve dhe mallrave të ndryshme në gjithë territorin e Kosovës. Asistenti/ja Logjistike sigurohet se të gjitha detyrat që ndërlidhen me transport, prokurim, asete dhe siguri të zyrës menaxhohen në mënyrë efektive dhe konform rregulloreve të brendshme të AMC-së.

ASISTENTI/JA LOGJISTIK KA KËTO PËRGJEGJËSI:

  • Ofron shërbime të vozitjes për personelin e AMC-s sipas kërkesës
  • Ofron shërbime të dërgesave sipas kërkesës nga stafi i AMC-së
  • Bën blerje te materialeve shpenzuese për zyre sipas nevojës
  • Kujdesi, mirëmbajtja dhe servisimi i veturës dhe pajisjeve tjera të zyrës
  • Detyra të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi

KUALIFIKIMET:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme
  • Patentë shofer kategoria B
  • Kualifikime teknike apo certifikatë në fushën si logjistike, prokurim, blerje dhe furnizim janë përparësi shtesë.
  • Minimum 3 vite përvojë në vozitje
  • Aftësi për te shkruar dhe folur mirë gjuhën shqipe; njohja bazike e gjuhës angleze e preferueshme
  • Njohuri bazë për kërkesat për mirëmbajtjen e veturave
  • Aftësi për të punuar me individë dhe grupe të ndryshme
  • Aftësi të mira organizative dhe aftësi të punojë në ekip
  • Njohuri ne MS Office (word dhe excel)

Shënim: Action for Mothers and Children përmes rregulloreve të brendshme për resurset njerëzore, përkujdeset që të respektohen të gjitha të drejtat dhe liritë e garantuara të njeriut, dhe zotohet për zbatimin e politikave për mbrojtjen e fëmijëve si dhe atyre kundër ngacmimit dhe abuzimit në vendin e punës.

Kandidatët e interesuar luten t’i dërgojnë CV-të, dy referenca te shkruara dhe patentë shoferin tek jobs@amchealth.org, me titullin “Aplikim për pozitën Asistent i Logjistikes ,” deri më 2 Shtator 2021.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

04/11/2021