Asistent/e i/e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore

50x50 komuna peje
Komuna Pejë
Objavljeno
08/12/2021
Grad
Peć
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Prano njoftimet me email

Opis

Nё bazë nenit 67, 68 tё Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, Ligjit Nr.03/L-068 për  Arsimin në Komuna të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.04/L-032 për Arsimin  Parauniversitar në Republikën e Kosovës, nё bazë tё Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si  dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin Procedurave të  Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Pejës, shpall: 

KO N K U R S 

Për plotësimin e vendit të lirë të punës 

  • Institucioni: Opština Peć 
  • Drejtoria: Drejtoria e Arsimit; 

Titulli i vendit të punës: 

  • Asistent/e i/e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në :

SHFMU “Vaso Pashë Shkodrani ” Pejë 

  • Numri i Pozitave: Një (1); 
  • Orët e punës: 40 orë në javë 
  • Periudha e Kontratës: 31.08.2022 
  • Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik; 
  • Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit; 
  • Grada-Koeficienti – 397.01 euro: 

Detyrat Kryesore:  

  1. Ndihmonë fëmijët/nxënësit në zhvillimin dhe promovimin e pavarësisë, orientimit dhe  mobiliet, transport, pozitën dhe uljen e nxënësit në klasë.
  2. Punon me mësimdhënësit dhe stafin tjetër për zbatimin e PIA-së, lëndët të  individualizuara ose mësimi në fushat e aktiviteteve.  
  3. Përgadit materiale mësimore si dhe menaxhon me pajisjet e nevojshme brenda dhe  jashtë;
  4. Vezhgon dhe dokumenton vështirësitë dhe nevojat e identifikuara të fëmijëve, përgatit  informata kthyese për vështirësitë dhe arritjet e fëmijëve;
  5. Promovon arsim gjithëpërfshirës dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë, inkurajon  fëmijët ne komunikim, pjesëmarrje në lojë dhe stimulimin e të folurit dhe gjuhës përmes  bisedës dhe lojës;  
  6. mbikqyrë dhe ndihmon fëmijët/nxënësit gjatë racioneve ushqimore, kujdeset për  nevojat fizike/personale, mjekësore dhe asiston në veshjen dhe pastërtinë e përgjithshme  të tyre;  
  7. Planifikon me mësuesin/mësuesit programin ditor dhe javor për mësim, aktivitete dhe  ngjarje me qëllim të mbështetjes së fëmijëve për mësim;
  8. Promovon bashkëpunimin shkollë-shtëpi, mbështet dhe diskuton çështje të ndjeshme  me prindin/kujdestarin ;
  9. Respekton rregullat dhe etikën e shkollës, sjellët mirë ndaj nxënësve; 10.Prezanton punën dhe arritjet e nxënësve;
  10. Informacionet në shkollë i trajton si plotësisht konfidenciale.  

Kushtet dhe Kualifikimi:  

  • Tё jenë shtetas të Republikës sё Kosovës; 
  • Niveli 5-të, ( Postsekondar) i kualifikimit asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të  veçanta arsimore,
  • Kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativit të MASHT-it, në fuqi

Dokumentet e nevojshme: 

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);  
  • Diploma e noterizuar e fakultetit –(kopje); 
  • Certifikatën ngaGjykata se nuk është nën hetime(origjinali)
  • Letërnjoftimi (kopje)dhe;
  • Certifikata të trajnimeve (kopje). 

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet. 

Konkursi (afati i aplikimit) mbetet i hapur 15 ditë nga data 06.12.2021–20.12.2021. 

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në  Drejtorin Komunale për Arsim në Pejë, apo ti shkarkojnë nga portali shtetëror  https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Drejtorin për Arsim. Vetëm  kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në 

intervistë. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së  Kosovës si dhe në kolegjet private brenda Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për  këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me  Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë  selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë  plotësuar këtë kusht të konkursit. Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të  paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Për çdo paqartësi  aplikuesit i drejtohen DKA-së, zyra nr. 33 ose në tel 045 108 914. Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Pejës https://kk.rks-gov.net/pejë dhe në linkun :https://konkursi.rks-gov.net/. 

 

Slični oglasi

17/01/2022
Recepsionist/e   Đakovica nova
17/01/2022
17/01/2022
Mësimdhënës/e (4)   Elez Hani nova
17/01/2022