Asistent/e Administrativ/e

50x50 gjakove gjakova komuna e gjakoves
Opština Đakovica
Objavljeno
30/09/2021
Grad
Đakovica
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Kodi RPC0001165
Nr. i Referencës RN00007325
Titulli i pozitës Asistent Administrativ 3
Klasa e pozitës Profesional 4
Koeficienti 5
Institucioni Komuna Gjakovë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Gjakovë shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit Specialist i Administrimit të Përgjithshëm
Institucioni Komuna Gjakovë
Nr. i Referencës RN00007549
Kodi RPC0001382
Data e njoftimit 27.08.2021
Afati për aplikim 30.09.2021 - 14.10.2021

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Përgatit dhe harton orarin e trajningjeve në terrenin e futbollit “Shani Nushi”, përgatit – harton projektet e Sportit dhe angazhohet për implementimin e tyre duke përcjell rrjedhat Sportive në komunë dhe më gjerë;
  2. Bashkëpunon në mënyrë profesionale me shkollat sportive, klubet sportive, grupet sportive dhe sportistet për jetësimin e projekteve nga fusha e sportit;
  3. Kryen edhe punë të tjera nga fusha e Sportit dhe në përgjithësi të institucionit me kërkesë të Eprorit;
  4. Bën seleksionimin e vlerave të mirëfillta Sportive dhe bashkëpunon me ekspertë të Institucioneve dhe asociacioneve të Sportit;
  5. Kryerja e punëve administrative, përgatit raportet javore, mujore dhe vjetore, përcjell dhe mbikëqyr ekipet sportive, trajningjet dhe ndeshjet zyrtare.
  6. Merr pjesë në organizimin e aktiviteteve sportive.
  7. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e shkollës së mesme apo ekuivalente me
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike;
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Njohuri pune në fushën përkatëse, teknike ose administrative;
  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës;
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informat tek të tjerët;
  • Aftësi koordinimi të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

29/11/2021
26/11/2021
24/11/2021