Asistent/e administrativ/e (2)

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve
Objavljeno
28/10/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mbështetur në Ligjin nr. 06/L-114, Për Zyrtarët  Publik në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin nr. 03/L-212 e Punës dhe Udhëzimin  Administrativ nr.07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, me  qëllim të realizimit të procedurave të rekrutimit për pozitën Asistent Administrativ, shpallë këtë:  

KONKURS 

Titulli i pozitës: Asistent Administrativ (2 pozita)
Numri i referencës : 01/2021/ ZSP/MFPT
Grada e vendit punës: Nëpunës administrativ dhe mbështetës
Koeficienti/ Paga: 7 (shtatë)
Kontrata e punës: Sipas Ligjit të Punës
Vendi i punës; Prishtinë  

Detyrat dhe Përgjegjësit:  

  • I ofron ndihmë, mbështetje dhe asistencë teknike, Zyrën e Sekretarit në kryerjen e të  gjitha funksioneve administrative për nevojat e institucionit; 
  • Përkujdeset që të sistemoj tërë dokumentacionin që punohet në Zyrën e Sekretarit dhe  dokumentacioni i cili adresohet në ndonjë Departament apo njësie në Ministri;
  • Pranon shkresat e ndryshme që i janë drejtuar Sekretarit të përgjithshëm nga  Departamentet dhe njësit e MFPT-së dhe institucione tjera, përcjell shkresa të ndryshme  nga Zyra e Sekretarit në Departamentet dhe njësitë e tjera të MFTP-së dhe institucionet e  tjera jashtë Ministrisë;
  • Bënë arkivimin dhe ruajtjen e shkresave dhe dokumentacionit të Zyrës Sekretarit të  përgjithshëm;
  • Pranon gjitha palët të cilët kërkojnë takime në Zyrën e Sekretarit;
  • Mban regjistër të saktë dhe të plotë të aktiviteteve, dosjeve, punimeve, dokumenteve  zyrtare ;
  • Kryen detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të  kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe
  • I raporton Sekretarit të Përgjithshëm.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë: 

  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave   të punës;
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime   dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës në nivelin administrativ dhe teknik; Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel,);
  • Arsimim i mesëm, Shkolla e mesme juridike, shkolla e mesme ekonomike dhe shkolla e  mesme për administratë publike, si dhe trajnime përkatëse ( nëse ka); 
  • Përvojë pune s’ paku tri (3) vite në fushën përkatëse teknike ose administrative.
  • Njohuri të gjuhës Angleze, të folur dhe të shkruar e obligueshme. 

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E  KONKURIMIT 

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë  shtetasit e Republikës Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.  Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional siç specifikohet në  nenin 9 të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës. 

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit,  Dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të  nostrifikuara nga MASHT-i), letërnjoftimin, CV, Dëshminë e përvojës së punës dhe dy referenca. Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen : http://www:rks.-gov.net;  

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i XII,  zyra nr. 1207. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të  konsiderohet i pavlefshëm. 

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë  do të kontaktohen. 

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit. 

Afati i konkurrimit është prej datës 28/10/ 2021 deri me datë 11/11/ 2021, deri në orën 16:00.  Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.  

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen.  

Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038/200/34/196; 038 200 34 155.

Aplikacioni për punësim.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

29/11/2021
26/11/2021
24/11/2021