Anëtarë në BD të NPL Stacioni i Autobusave

Opština Priština
Objavljeno
15/10/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në bazë të dispozitave të nenit 5, paragrafit 5.2 të Ligjit nr. 03/L-087 për ndërmarrjet publike  (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, me 31/15 qershor 2008), Vendimit të Kuvendit të  Komunës, Vendimit të Kryetarit të Komunës për emërimin e anëtarit të Komisionit komunal të  aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Komunale “Stacioni i Autobusave” Sh. A., Komisioni  komunal i aksionarëve për Stacioni i Autobusave, shpallë  

KONKURS

Për zgjedhjen e 4 anëtarëve në Bordin e Drejtorëve të NPL 

“Stacioni i Autobusave” Sh. A. Prishtinë 

DREJTORËT E BORDIT TË NDËRMARRJES PUBLIKE LOKALE, NUMRI DHE MANDATI I  TYRE 

Ndërmarrja Publike Lokale “Stacioni i Autobusave” Sh. A., Prishtinë – 4 drejtorë; Mandati i drejtorit të zgjedhur nga ana e Komisionit Komunal të Aksionarëve është tri (3) vjet. 

KOMPENSIMI I DREJTORËVE TË NPL”STACIONI I AUTOBUSAVE” SH.A. PRISHTINË 

Kompensimi i drejtorëve të bordit të NPL ”Stacioni i Autobusave” do të bëhet në pajtim me  dispozitat e nenit 20, paragrafi 20.2 të Ligjit për ndërmarrjet publike.

KUALIFIKIMET DHE PËRGATITJA PROFESIONALE  

Sipas nenit 17, pika 71.3 të Ligjit për ndërmarrjet publike, një kandidat për t’u zgjedhur drejtor  në Bordin e drejtorëve të NPL duhet t’i plotësojë këto kushte: 

  • Të jetë person që ka integritet të njohur, duke marrë parasysh, ndër tjera, çfarëdo  shkelje materiale të detyrave fiduciare që mund të ketë bërë ky person ndaj cilitdo  person tjetër; 
  • Të ketë përgatitje superiore; 
  • Duhet ose (i) të ketë së paku pesë (5) vite përvojë – së paku në një nivel të lartë të  menaxhmentit në fushën e administrimit të biznesit, financave korporative, financa,  menaxhim i thesari, banka, konsulencë në biznes ose industri ose nga një fushë tjetër e  shkencës ose njohurisë e cila ka të bëjë me veprimtarinë afariste të NP-së; ose (ii) për  së paku pesë (5) vite, të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar, ose anëtar i  kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarinë afariste të NP së.

KUSHTET 

Kandidati ka të drejtë të zgjidhet në Bordin e NPL-së, nëse: 

  1. Nuk ka qenë i dënuar dhe nuk është nën hetime nga një gjykatë kompetente;  2. Nuk ka shkelur kodin etik, apo standardet e sjellës profesionale, përveç nëse një dënim i  tillë është ndryshuar nga një gjykatë ose organ tjetër i ankesave;  
  2. Nuk ka bërë përgënjeshtrime materiale nën çfarëdo dëshmie nën betim;  4. Nuk ka qenë në post menaxhues të ndonjë kompanie që ka falimentuar gjatë dhjetë (10)  vjetëve të fundit. 

Kandidati nuk mund të zgjidhet drejtor në Bordin e NPL-së, nëse:  

  1. Aktualisht është zyrtar (në kuptim të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrjet publike), menaxher  i ndërmarrjes përkatëse, ose cilësdo nga filialet e saj;  
  2. Ka shërbyer si menaxher i ndërmarrjes publike përkatëse, ose cilësdo nga filialet e saja  brenda pesë (5) vjetëve të kaluara;  
  3. Aktualisht ka, ose gjatë tri (3) viteve të kaluara ka pasur çfarëdo marrëdhënie materiale  afariste (përveç si konsumator individual i shërbimit të ndërmarrjes publike) me  ndërmarrjen publike përkatëse, ose cilëndo nga filialet, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë,  ose të tërthortë;  
  4. Është aksionar, drejtor ose zyrtarë, në një shoqëri tregtare ose person tjetër juridik, i cili  ka marrëdhënie materiale afariste me ndërmarrjen publike përkatëse;  
  5. Pranon, ose ka pranuar brenda tri (3) viteve të kaluara kompensimin shtesë nga  ndërmarrja publike përkatëse, ose nga cilado filialë e saj (përveç honorarit të drejtorit  ose kompensimin stimulues të përcaktuar në nenin 20 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike,  ose është anëtar në skemën pensionale të ndërmarrjes publike përkatëse, ose të cilësdo  nga filialat e saja;  
  6. Përfaqëson një aksionar, i cili posedon mbi dhjetë përqin (10%) të aksioneve votuese në ndërmarrjen publike përkatëse.;  
  7. Ka shërbyer në Bordin e drejtorëve të ndërmarrjes publike përkatëse, më shumë se  nëntë (9) vite nga dita e parë e zgjedhjes së tij;  
  8. Është i afërm i shkallës së tretë (siç është konstatuar në përputhje me përkufizimin e  interesit financiar në nenin 2 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike), i cilit do person që i takon  cilësdo nga kategoritë e sipërmendura; 
  9. Është zyrtar, drejtor ose aksionar, ose ka një interes financiar në një shoqëri tregtare që  konkurron me ndërmarrjen, ose është një menaxher i lartë zyrtar, drejtor ose aksionar ( i  cili posedon më shumë se dy përqind (2%) të të drejtave të votimit), ose ka një interes të  konsiderueshëm financiar në cilëndo nga shoqëritë tregtare që konkurrojnë në  ndërmarrjen;  
  10. Është, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 mujore para datës së aplikimit, ka qenë  zyrtar i zgjedhur, i emëruar politik, ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës,  në një parti politike,  
  11. Ka çfarëdo konflikti të interesave që, për nga natyra, do të shkaktonte që ky person të  mos jetë në gjendje që në mënyrë efektive, me besnikëri, në mënyrë të pavarur dhe  objektive t’i përmbushë detyrat e tij përgjegjëse ndaj aksionarëve dhe ndërmarrjes  publike. 

INFORMATË PËR PROCEDURËN E KONKURIMIT  

Kandidatët për Drejtor në Bordin e Drejtorëve të NPL, duhet t’i dorëzojnë provat e mëposhtme:

  • CV-në,  
  • Letër motivimi,  
  • Deklaratën nën betim, 
  • Dëshminë mbi përvojën e punës,  
  • Certifikatën që nuk është nën hetime nga Gjykata kompetente dhe  
  • Certifikatën e shtetësisë së Kosovës.  

Aplikuesi duhet të përgatisë deklaratën nën betim, në të cilin deklaron se ai/ajo i përmbush  kushtet e kualifikimit; pavarësinë dhe përgatitjen profesionale. Çdo përgënjeshtrim material,  qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në  deklaratën e sipër përmendur, do të rezultojë me diskualifikimin e menjëhershëm.  

Data e shpalljes së Konkursit : nga 15.10.2021 deri me date 29.10.2021 

Aplikantët e interesuar kërkesën për aplikim me dokumentacion të rregullt, duhet ta paraqesin në  arkivin e NPL ” Stacioni i Autobusëve’’Sh.A., Rruga Bill Clinton pa nr. Prishtinë, prej datës:  15.10.2021, çdo ditë pune prej orës 9:00 deri 15:00, në afat prej 15 ditësh nga data e publikimit të  konkursit në mjetet e informimit. Aplikacioni dhe deklarata nën betim mund të shkarkohet nga  webfaqja e SAP “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. web: www.sap-rks.com ose mund të merret në  kopje fizike në zyrat e Ndërmarrjes: Rruga Bill Clinton pa nr. Prishtinë. 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen. 

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes.

Potpuno saopštenje.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

01/12/2021