Kryeshef/e Ekzekutiv/e

stacioni autobuseve e1559200383920
Stacioni i Autobusëve
Objavljeno
08/10/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në bazë të dispozitave të nenit 21 paragrafi 21.3, të Ligjit nr. 03/L-087 mbi Ndërmarrjet Publike, respektivisht dispozitave të nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, nenit 26 të Statutit të N.P.L “Stacioni i Autobusëve” SH.A, vendimit nr.02/1979 datë 07.10.2021, Bordi i Drejtorëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” sh.a në Prishtinë,shpallë:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Titulli i pozitës: Kryeshef Ekzekutiv
Kohëzgjatja e Kontratës: 3 vite
Orari i punës: I plotë.
Vendi: Prishtinë,
Kompensimi: Kompensimi i Kryeshefit Ekzekutiv bëhet nga Bordi i Drejtorëve në bazë të deklaratës mbi politikën e kompensimit të ndërmarrjes.

Kualifikimet dhe përgatitja profesionale

  • Përmbush kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 të Ligjit Nr.03/-087 për ndërmarrjet Publike në lidhmeri me nenin 13 të Ligjit Nr.04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03L-087 për ndërmarrjet publike. Të posedojë njohuri të punës me kompjuter;
  • Të posedojë diplomë universitare në fushat ekonomike, teknike, juridike apo të tjera të ndërlidhura me aktivitetet në të cilat vepron ndërmarrja; (diplomat e fituara jashtë shtetit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT);
  • Të posedojë së paku pesë (5) vite përvojë në menaxhim të lartë (pozita të larta drejtuese);
  • Njohja e mirë e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, me theks në Ligjin për NP, Ligjin për Shoqëritë Tregtare;
  • Të ketë shkathtësi organizative, drejtuese dhe aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
  • Shkathtësi të dëshmuara në punë me grupe dhe organizim të ndërmarrjes apo të ngjashme;
  • Shkathtësi të mira në punën me kompjuter;
  • Njohja e gjuhës angleze (e dëshirueshme);

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Bën planifikimin, organizimin dhe kontrollimin e afarizmit të ndërmarrjes;
  • Në bazë të ligjit, përgatit, mbikëqyr dhe implementon Planin e Biznesit të ndërmarrjes;
  • Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes ka autoritet që të lidhë kontratë për ndërmarrjen, në pajtueshmëri me Ligjin, Statutin dhe Kontratën e Punës, si dhe aktet tjera qeverisëse, përveç nëse është paraparë ndryshe me Ligj;
  • Kryeshefi Ekzekutiv vepron si Zyrtar Kryesor Administrativ në bazë të Ligjit;
  • Organizimi i Ndërmarrjes bëhet në mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e KE-së, në pajtueshmëri me Statutin dhe aktet tjera të ndërmarrjes dhe vendimet e Bordit të Drejtorëve;
  • Të gjitha çështjet në lidhje me ndërmarrjen të cilat nuk janë përgjegjësi e Komisionit Komunal të Aksionareve, Bordit të Drejtorëve, Komisionit të Auditimit /Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm, do të vendosen në përgjegjësitë e KE;
  • Këshillon dhe merr pjesë në Bordin e Drejtorëve, në përcaktimin e strategjisë së ndërmarrjes dhe planet e saja strategjike afatgjata;
  • T’i ofron kurdo që të jetë e nevojshme dhe së paku një herë në muaj, Bordit të Drejtorëve raporte për transaksionet kryesore të ndërmarra nga ndërmarrja dhe për vendimet kryesore të marra nga menaxhmenti lidhur me udhëheqjen e veprimtarisë së ndërmarrjes;
  • T’i dorëzon nën përgjegjësin e tij/saj Bordit të Drejtorëve dokumente, shkresa dhe informacione lidhur me të gjitha çështjet e përfshira në agjendën e mbledhjeve të tij;
  • Bën matjen e performancës së ndërmarrjes dhe i ofron BD rregullisht, së paku çdo tre muaj raportet e matjes së performancës së ndërmarrjes ndaj klientëve të saj;
  • Themelon dhe rishikon strukturën organizative të kompanisë, si dhe alokimin e fuqisë vendimmarrëse të ndërmarrjes, si dhe të fuqisë së ndërlidhjes në mes të udhëheqësve dhe të punësuarve në ndërmarrje; - Ofron Komisionit të Auditimit të gjitha informatat dhe asistencën që mund të kërkohet;
  • Ofron zyrtarit të auditimit të brendshëm të gjitha informatat dhe asistencën që mund të kërkohen nga ai;
  • Merr pjesë në të gjitha mbledhjet e përgjithshme; -Si dhe të gjitha kompetencat tjera të parapara me ligjet dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi

Informatë për procedurën e konkurimit

Aplikantët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:

  • Aplikacionin e plotësuar;
  • CV e aplikantit;
  • Diplomën universitare;
  • Dëshminë mbi përvojën e punës, referencat si dhe certifikata tjera profesionale;
  • Letër motivimin;
  • Certifikatën që nuk është nën hetime ose dëshminë që nuk është i denuar nga ndonjëra prej gjykatave vendore dhe të huaja (jo me e vjetër se 3 muaj);
  • Kopjen e letërnjoftimit ose Pasaportës;

Aplikantët e interesuar kërkesën për aplikim me dokumentacion të rregullt, duhet ta paraqesin në arkivin e NP ” Stacioni i Autobusëve’’Sh.A., Rruga Bill Clinton pa nr. Prishtinë, prej datës: 08.10.2021, çdo ditë pune prej orës 9:00 deri 15:00, në afat prej 15 ditësh nga data e publikimit të konkursit në mjetet e informimit. Data përfundimtare për dorëzimin e aplikacioneve është 23.10.2021 .Aplikacioni mund të shkarkohet nga webfaqja e SAP “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. web: www.sap-rks.com ose mund të merret në hard copy në zyrat e Ndërmarrjes: Rruga Bill Clinton pa nr. Prishtinë.

Potpuno saopštenje.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

Kryeshef/e Ekzekutiv/e   Priština
11/11/2021
09/11/2021