Motër medicionale

Komuna e Zveçanit e1625597103897
Komuna e Zveçanit
Objavljeno
06/09/2021
Grad
Zvečan
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit nr. 06/L-114 për shërbyesit publik, nenit 8 të Ligjit të Punës nr. 03 / L-212, në përputhje me nenin 4 të Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Procedurave të Punësimit në Sektorin Publik (Nr.07 / 2017), Komuna e Zveçanit me datë 06.08.2021, shpall:

KONKURS PËR PRANIM NË MARRËDHËNIE PUNE

Kujdesi shëndetësor primar

Emri i vendit të punës: Motër medicionale / obstetër
Numri i ekzekutuesve: Një (1)
Vlerësimi / koeficienti: H-69
Kohëzgjatja e kontratës: Kohë e pacaktuar
Periudha e punës provuese: Gjashtë muaj
Orët e punës: 40 orë

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësitë:

  • Pranon dhe triazhon pacientët;
  • Përgatit pacientët për ekzaminim mjekësor;
  • Kryen punët administrative-shëndetësore;
  • Përgjegjës për pjesëmarrjen e pacientit;
  • Sipas nevojës kryen punët e dosjes, intervenimit, mbështetjes, edukimit fushor dhe shëndetësor;
  • Aplikon terapinë dhe përcjell shenjat jetike gjatë transportit të pacientit;
  • Ofron këshilla shëndetësore relevante pacientëve të cilëve iu duhet mjekim i mëtejmë;
  • Me urdhër të motrës kryesore (kryeinfermieres) kryen edhe punë tjera të bazuara në ligj;
  • I jep përgjegjësi për punën e tij motrës kryesore (kryeinfermieres) dhe shefit të sektorit të mjekësisë

Kualifikimet profesionale dhe shkathtësitë:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë – obstetër

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Ekstrakti i certifikatës së lindjes (kopje);
  • Kopja e diplomës;
  • Dëshmi që nuk është i dënuar dhe nuk është nen hetime (origjinal);
  • Letërnjoftimi (kopje).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e shpalljes së konkursit, mbetet vetëm njoftimi, ndërsa konkursi mbetet i hapur për 15 ditë nga shpallja, duke filluar nga 05.09.2021-19.09.2021. 

Dorëzimi i aplikacionit:

Aplikacionet mund të merren dhe të dorëzohen çdo ditë pune në zyrën nr. 33 në ndërtesën e Komunës së Zveçanit - rruga Kralja Milutina p.n. prej orës 8:00 deri në orën 14:00.

Informata të detajuara për të gjitha pozicionet me përshkrime të vendeve të punës, kualifikimet e kërkuara, përvojën e punës dhe aftësitë e tjera mund të merren në zyrën nr. 33 në ndërtesën e komunës së Zveçanit.

Aplikacionet e dorëzuara pas mbylljes së konkursit nuk do të merren në konsideratë. Aplikacionet e paplotësuara mund të refuzohen.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve të pranuara, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë përmes (e-mail) ose në mungesë të një konfirmimi përmes email nga kandidati, ata do të njoftohen me telefon dhe janë të detyruar të sjellin me vete dokumentet origjinale të kualifikimit dhe trajnimeve që i kanë kryer. Në rast të mosdorëzimit të dokumentacionit origjinal, kandidatët do të përjashtohen nga procedura e rekrutimit.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtaret e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 te Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës"

Rezultatet do të publikohen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net

Prano njoftimet me email