Si të shkruani një letër motivuese (në vitin 2020)

Si të shkruani një letër motivuese (në vitin 2021)

Të shkruash një letër motivuese për herë të parë mund të jetë stresuese. Në këtë faqe, ne do t’ju udhëzojmë për procesin e hartimit të një letre motivuese që do të ju mundësojë të dalloheni prej kandidatëve tjerë dhe të pranoheni kudo.

Letra e motivimit është një dokument – zakonisht – një faqe, që përdoret për të përshkruar pse ju jeni kandidati apo kandidatja më e përsosur për një pozitë të caktuar. Zakonisht ajo i bashkëngjitet CV-së, apo aplikacionit të punësimit.

Juve do të ju kërkohet të shkruani një letër motivuese në këto raste:

  • Kur aplikoni për t’u pranuar në kolegj ose universitet (program universitar ose pasuniversitar);
  • Kur aplikoni për një konkurs per burse;
  • Ju po aplikoni për të punuar në një organizatë apo kompani;
  • Ju po aplikoni të punoni si vullnetar në një organizatë;
  • Ju po aplikoni për praktikë apo stazh në një vend të caktuar pune.

Atëherë, pse saktësisht ka rëndësi letra motivuese?  Në fakt, shumë organizata apo kompani po kërkojnë njerëz që vërtetë duan të jenë aty dhe të ngazëllyer për atë që bëjnë.

Si të strukturoni një letër letre motivuese?

Një letër motivuese zakonisht e mirë është jo më shumë se një faqe, ku ju prezantoni veten, historinë tuaj, dhe tregoni interesin për pozitën ose vendin ku po aplikoni.

Ekzistojnë dy mënyra kryesore për të strukturuar letrën tuaj motivuese:

  • Përdorimi i strukturës klasike të 3 paragrafëve, ku letra juaj motivuese ka hyrjen, përmbajtjen dhe përfundimin.
  • Duke përdorur strukturën e paragrafëve 5-7, ku ju ndani përmbajtjen në disa fjali-paragrafë sipas pikave kryesore.

Për cilëndo strukturë që ju të vendosni, ajo duhet të përbëhet nga 3 pjesë kryesore:

  • hyrja,
  • përmbajtja, dhe
  • përfundimi.

Ja çfarë duhet të përfshini në secilën prej tyre:

Hyrje: Një fjali e shkurtër, tërheqëse, për veten tuaj dhe pse po aplikoni

Këtu mund të përfshini:

  • Informata personale. Kush jeni ju dhe çfarë bëni?
  • Për çfarë po aplikoni? Ku?
  • Një hyrje në pjesën më të madhe të esesë tuaj. Përmendni arsyen e përgjithshme se pse po aplikoni, dhe pastaj zhytuni thellë në pjesën kryesore të letrës tuaj motivuese.

Shembull i hyrjes për letrën motivuese

I nderuari [Emri i Personit të Kontaktit],

Unë jam[Emri juaj] dhe shpreh interesimin tim për të aplikuar për programin e Doktoratës në shkencat politike në [Emri i Universitetit]. Unë gjithmonë kam ëndërruar të punoj në fushën akademike dhe të ndihmoj vendin tim pas kthimit në Kosovë, dhe besoj se programi në shkenca politike nga [Emri i Departamentit] do të më ndihmonte përpara për të arritur vizionin tim.

Përmbajtja e Letrës Motivuese

Kjo është pjesa kryesore e letrës tuaj motivuese. Kjo është ajo pjesë ku ju me të vërtetë reklamoni veten, duke përmendur historinë prapa arritjeve, aftësive, dhe pasionit tuaj për çdo gjë për të cilën po kërkoni.

Mundohuni të jeni sa më faktikë të jetë e mundur. Kur është e aplikueshme, ju gjithashtu mund të përdorni të dhëna për të mbështetur kualifikimet tuaja.

Ja një Shembull Praktik:

Kam zhvilluar pasionin tim për marketingun online gjatë praktikës qe kam kryer në [emrin e kompanisë]. Puna në një start-up të vogël më mundësoi të marr përvojë në nivelin fillestar në shumicën e kanaleve digjitale të marketingut. Tani, unë kam dëshirë të fitoj njohuri të avancuara duke marrë pjesë në programin [emri i universitetit] në Marketing Digjital.

Përfundimi

Në këtë pjesë, ju mund të finalizoni letrën motivuese dhe ta dërgoni. Në këtë seksion, mund të:

  • Përmblidhni shkurtimisht pikat tuaja kryesore;
  • Përmendni qëllimin tuaj gjithëpërfshirës;
  • Falënderoje lexuesin dhe përmbyll letrën motivuese.

Tani që e dini se si të strukturoni një letër motivuese, le të kalojmë në përmbajtje!

Si të shkruajmë një letër fituese motivuese?

Mënyra më e mirë për të shmangur përgjithësimet dhe për të shtuar thellësinë e letrës suaj motivuese është duke e përshtatur atë me organizatën dhe programin / pozitën specifike për të cilin po aplikoni:

  • Kur shkruani një letër motivuese, ju duhet të siguroheni se dini për çfarë dhe ku po aplikoni;
  • Lexoni kërkesat e programit apo kriteret në oferta pune dhe faqen e internetit të institucionit.
  • Gjeni tri kërkesat kryesore për pozitën dhe shpjegoni sesi ju jeni kandidati më i mirë.

Letra juaj motivuese duhet të tregojë se ju vërtet dëshironi të punoni apo studioni aty.  Tregoni arsyet specifike, demonstroni njohuri, dhe shprehni pasionin për të aplikuar në atë institucion ose organizatë.

MOS GENJE! Nëse shkruani ndonjë të pavërtetë, lexuesi juaj do ta kuptojë atë. Në mënyrë të pavetëdijshme, ne fryjmë ndjenjat dhe idetë kur gënjejmë. Nëse tregoni një histori të rreme ose ekzagjeroni arritjet tuaja, konsideroni se kërkesa juaj u refuzua.

Pyetje për t’u përgjigjur në letrën tuaj motivuese

Çfarë ju motivoi të aplikoni për këtë pozitë apo program specifik?

  • Do të më pëlqente të jetoja në [vendndodhjen e kompanisë], sepse ________.
  • Është ëndrra ime të jem pjesë e [emrit të programit], sepse _________.

Shembuj të letrave motivuese

Në Kastori kemi një numër Shembuj të letrave motivuese të shkëlqyeshme për profesione të ndryshme që ju mund t’i shkarkoni.

Vizitoni faqen Letra Motivuese Shembuj për më shumë detaje.