sherbimet rekrutimi kastori services recruitment

Shërbimet

Listimet Premium

listing icon

Kastori është platformë lidere për punë dhe zhvillim të karrierës në Kosovë, duke ofruar qasje të menjëhershme për të kërkuar punë, grante, tendera, bursa, kurse trajnimi, dhe shumë mundësi të tjera. Për të ju ndihmuar që konkursi apo shpallja e juaj të ketë vizibilitet të shtuar, ne ofrojmë shërbimet e shpalljeve premium. Për më shumë info rreth paketave të ndryshme dhe kushteve të abonimit ju lutemi klikoni këtu.

Shërbimet e rekrutimit

search icon

Kastori është kompani e specializuar në punësim dhe shërbimet e rekrutimit në sektorë të ndryshëm të punës dhe profileve të ndryshme të kandidatëve në Kosovë. Për më shumë info rreth shërbimeve të rekrutimit, ju lutemi na kontaktoni në recruitment@kastori.net

Reklamim dhe Marketing

announcement icon

Përdorni hapësirën tonë reklamuese për fuqizuar brendin tuaj dhe për të arritur një audiencë prej 200,000 vizitorëve dhe 5,000 abonues ditor në platformën Kastori. Ne ofrojmë disa lloje të mjeteve reklamuese dhe banerëve grafik për të siguruar impaktin maksimal. Për më shumë informacion ju lutemi na kontaktoni në marketing@kastori.net

Njoftimet për Tendera

tenders icon

Njoftohu me tregun dhe konkurencën, identifiko klientët potencial të produktit apo shërbimit tuaj. Prano të gjitha njoftimet për tendera e shpallur në Kosovë nga institucionet, organizatat dhe bizneset, në baza ditore përmes emailit. Na kontaktoni për të mësuar më shumë për pakot dhe abonimet vjetore që kemi në dispozicion.

Editimi i CV-së dhe Letrës Motivuese

cv

Konsulentët e Kastori-t ofrojnë ndihmë për hartimin e CV-së apo Letrës për aplikim/Motivuese profesionale, në gjuhën shqipe dhe angleze. Shërbimet përfshijnë, rregullimi/kurimi i CV-së apo letrës, formatet e ndryshme, shpjegimi i kualifikimeve, përvojës etj brenda 5 ditëve. Paketa: 50 EUR për CV. 100 EUR CV + Letër Motivimi. Për më shumë informacion ju lutemi na kontaktoni në info@kastori.net