Rreth nesh

Kastori ju ndihmon të gjeni punë dhe mundësi të reja biznesi

Bazuar në numrin e vizitorëve unikë, Kastori.Net është platforma më e madhe për punë, biznes, dhe zhvillim të karrierës në Kosovë. E lansuar në gusht të vitit 2020, Portali Kastori ofron qasje të menjëhershme për të kërkuar punë, grante, tendera, bursa, kurse trajnimi, dhe burime të ndryshme për karrierë.

Platforma Kastori është platforma me teknologjinë më të avancuar për punë në Kosovë. Ne ofrojmë një kombinim produktesh për punëdhënës dhe punëkërkues.

 

Misioni

Misioni ynë është të fuqizojmë punësimin dhe ndërmarrësinë në Kosovë dhe të ndihmojmë punëkërkuesit, bizneset dhe organizatat për të gjetur punë apo mundësi të reja të financimit apo bashkëpunimit. Ne kemi shumë klientë dhe partnerë që na ndihmojnë në këtë qëllim që të përmirësojmë procesin e rekrutimit dhe ofrimin e shërbimeve të informacionit për biznese dhe industri.

 

Kompania

Kastori Shpk është e kompani e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë të Republikës sē Kosovës. Zyra jonë është në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës.

Shpalljet e publikuara në Kastori janë të dërguara nga persona të tretë në platformën tonë. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për përmbajtjen dhe vërtetësinë e listimeve. Lexo më shumë për politikën e privatësisë.

 

Çmimet Ndërkombëtare

Kompania Kastori është fituese e Çmimit Evropian të Ndërmarrjeve nga EU Business. News për Platformën më të Mirë të Karrierës dhe Biznesit në Kosovë për vitin 2021.

 

Statistikat

  • Platforma e punës me trafikun më të madh organik në Kosovë kastori.net
  • 100,000 ndjekës nëpër rrjete sociale: Facebook, LinkedIn, Twitter, Instagram;
  • 10,000 abonentë të regjistruar;
  • 4 milion + shikime vjetore të faqeve;
  • 3.05 faqe mesatare për vizitë;
  • 2:43 kohëzgjatja mesatare e vizitës.
  • Listimet e granteve dhe tenderave të publikuara në Portalin Kastori, agregohen automatikisht edhe në platformat kryesore vendore dhe ndërkombëtare për njoftime të granteve dhe tenderave.

 

Emri i Kompanisë

Kastori është një prej krijesave më punëtore që ndihmon gjithashtu për të mbajtur pastër mjedisin dhe natyrën. Kastorët janë arkitektët dhe ndërtues digash dhe kanalesh, që shërbejnë si një sistem natyror i kontrollit ndaj përmbytjeve kundër lumenjve në rritje duke ngadalësuar rrjedhën e ujit dhe duke mbajtur nivelet e ujit më të larta gjatë stinëve të thatësirës. Prezenca dhe puna e tyre në natyrë gjithashtu siguron një habitat dhe ekosistem për shumë kafshë dhe bimë të tjera.