Produktet për punëkërkues

1. Ngarko CV-në

Ngarkoni CV-në falas në në databazën e Kastori.Net për t'u vënë re nga punëdhënësit, dhe aplikoni për dhjetra vende pune vetëm me një klikim. Kompanitë apo punëdhënësit e interesuar do ta shikojnë CV-në tuaj dhe do t'ju kontaktojnë drejtpërdrejt me email apo telefon.

 

2. Proces i Thjeshtë i Aplikimit

Portali Kastori është e ndërtuar mbi një platformë pune me teknologjinë më të avancuar në Kosovë. Platforma është dizajnuar për të lejuar procesin sa më të thjeshtë të aplikimit për punë.

Gjithçka që duhet të bëni është të bashkëngjitni CV-në dhe të shkruani apo ngarkoni një letër motivimi.

 

3. Njoftimet me Email

Sinjalizimet e shpalljeve lejojnë që emailet e automatizuara të dërgohen me shpallje specifike dhe të personalizuara. Kur punët apo shpalljet e reja përputhen me kriteret e regjistrimit, sistemi ynë dërgon njoftim me ofertat përkatëse direkt në inboxin tuaj.

 

4. Ruani shpalljet

Ky opsion mundëson punëkërkuesve të ruajnë shpalljet, në mënyrë që të mund t'u referohen atyre kur të kenë kohë për të përfunduar një aplikim.

 

5. Letra Motivimi shembuj

Në Kastori.Net mund të shkarkoni mostra dhe shembuj për letër motivimi për shumë vende pune apo profesione të ndryshme. Përdorni këto shembuj të shkruar në mënyrë profesionale për të përshtatur interesin apo motivimin tuaj për një aplikim të sukseshëm. 

 

6. CV shembuj

Në Kastori  do të gjeni gjithashtu shembuj, mostra, si dhe modele të CV në shqip që mund të shkarkohen falas. Ne ju ofrojmë formate tradicionale dhe moderne të dokumenteve për të aplikuar për pozita të ndryshme pune.

 

7. Kërkimi i Shpalljeve

Punëkërkuesit mund të editojnë kërkimin e tyre dhe të identifikojnë lehtësisht pozitat e sakta që kërkojnë duke përdorur funksionin e kërkimit. Ky mjet përfshin fjalët kyçe, kategorinë, llojin e shpalljes, lokacionin (sipas Google map), komunën, dhe pagën.