Produktet për punëdhënës

Për punëdhënës, biznese dhe organizata ne ofrojmë një numër produktesh për të ju ndihmuar gjatë procesit të rekrutimit, me qëllim që ju të punësoni kandidatët e duhur për biznesin tuaj.

 

1. Publikimi i Shpalljeve

Punëdhënësit mund të publikojnë dhe menaxhojnë shpalljet direkt në platformë. Ju mund të zgjedhni të pranoni aplikimet me email, direkt në platformë, ose të ridrejtoni aplikantët në një link të jashtëm (URL). Kjo e bën postimin e shpalljeve të lehtë dhe efektiv.

 

2. Faqja e Profilit e Kompanisë

Punëdhënësit mund të krijojnë faqe të profilit të kompanisë/organizatës dhe brendit që përfshin logon, përshkrimin e kompanisë/organizatës, faqen e internetit, linqet e mediave sociale, fotot, videot dhe të gjitha shpalljet aktive të postuara.

Ju mund ta shfrytëzoni këtë hapësirë për të treguar gjithashtu çfarë përfitimesh në karrierë ofron biznesi juaj për aplikantët potencial. Ky mund të jetë mjet i dobishëm për të tërhequr më shumë aplikantë.

 

3. Paneli i Punëdhënësit

Platforma Kastori është e ndërtuar me teknologjinë më të avancuar për rekrutim nga Shtetet e Bashkuara. Paneli i Punëdhënësit ofron mjetet e nevojshme për të menaxhuar shpalljet e postuara, për të shqyrtuar aplikimet, analitikën e shikimit të faqeve, klikimet, dhe për të menaxhuar cilësimet e profilit në panelin e kontrollit.

 

4. Kategorizimi i Aplikantëve

Paneli ynë (ATS) i punëdhënesit e thjeshton kategorizimin e aplikacioneve sipas statusit të punësimit. Ky mjet shfaq informacionin e kandidatit, kontakton aplikantët, dhe fut shënime për secilin aplikacion.