Letër Motivimi Shembuj Cover Letter examples

ProCredit Bank: Udhëzues për hartimin e Letrës së Motivimit

Letra e motivimit duhet të përmbajë nga 200 deri në 250 fjalë. Me qëllim që aplikimi juaj të vlerësohet pozitivisht dhe të vazhdojë me sukses fazat e tjera të procesit të përzgjedhjes, ky udhëzues përfshini pikat vijuese në letrën tuaj të motivimit:

Letra e motivimit duhet të jetë e strukturuar mirë dhe gramatikisht korrekt. Ne vlerësojmë origjinalitetin, qartësinë dhe sinqeritetin në të.

Është e rëndësishme të mos shfrytëzohen klishe (fraza të gatshme) ose letra motivimi të huazuara.

Mos përsëritni përvojat profesionale të paraqitura në CV, por paraqitni elemente plotësuese të tyre.

Tregoni njohuri për bankën ProCredit (informacion për bankën, misionin dhe Grupin Ndërkombëtar ProCredit). Fjalitë nuk duhet të kopjohen nga faqja jonë në internet.

Sqaroni arsyet e aplikimit. Pse dëshironi të bëheni pjesë e Bankës, çfarë ju motivon konkretisht?

Përshkruani personalitetin tuaj, vlerat, preferencat personale që janë të dobishme për ProCredit dhe përse ju do të ishit një vlerë e shtuar për institucionin tonë.

ProCredit Bank, ju uron suksese në aplikimin tuaj!