Pedagog i Shkollës

Letër Motivimi për Pedagog i Shkollës – Shembull

Kosovo Solutions
Sheshi Nënë Tereza
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

01 mars 2019, Prishtinë

Letër Motivimi

I/E nderuar,

Quhem [Albana Krasniqi] dhe kam mbaruar studimet universitare në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës. Kam përfunduar gjithashtu studimet post-diplomike me titullin Master i Pedagogjisë për Shkollat Profesionale.

Në faqen e internetit të Portalit Kastori lexova njoftimin për vendin e lirë të punës si pedagoge e shkollës dhe dëshiroj të aplikoj me bindjen që i plotësoj shumë mirë kërkesat e kësaj pozite.

Duke qenë se dhe më përpara unë kam punuar në shkollë, kam fituar njohuritë e nevojshme dhe sfidat që lidhen me punën e këtij mjedisi. Gjatë studimeve universitare, kam punuar gjithashtu si trajnuese. Përveç kësaj, kam përmirësuar aftësitë e mia në menaxhimin e kohës dhe komunikimit duke mbajtur një rol aktiv në disa organizata për kujdesin ndaj të rinjve dhe në aktivitetet e kohës së lirë kam mundur gjithashtu të përfshihem aktivisht në një sërë kursesh dhe projektesh studimi.

Unë komunikoj rrjedhshëm si në anglisht ashtu dhe në gjermanisht. Gjithashtu, unë punoj shumë mirë në kompjuter, duke hartuar dokumente profesionale dhe me cilësi të lartë.

Ju lutem gjeni bashkëngjitur kopjen e CV-së time. Unë do të jem e disponushme dhe do ta vlerësoja shumë mundësinë për t’u takuar me ju për të diskutuar më tej përshkrimin e detyrave të punës.

Ju mund të më kontaktoni në telefon xxx ose me e-mail në xxx

Duke ju falenderuar paraprakisht për vëmendjen që i kushtuat kësaj letre, ju lutem pranoni përshendetjet më të sinqerta nga ana ime.

Sinqerisht,
[Emri mbiemri juaj]

Lexo: Si të shkruani një letër motivuese?

© Faqja Resurse dhe dokumentet në këtë faqe janë e drejtë autoriale e Portalit Kastori. Punëkërkuesit apo resurset humane mund t’i shkarkojnë dhe përdorin këto shembuj për përdorimin e tyre personal. Jeni të mirëseardhur të krijoni link direkt me këtë faqe, ose ndonjë faqe tjetër në https://kastori.net. Sidoqoftë, këto modele dhe shembuj nuk duhet të shpërndahen ose vihen në dispozicion në ueb faqet e tjera të internetit pa lejen tonë paraprake.

Për çdo pyetje në lidhje me përdorimin e këtyre resurseve, ju lutemi kontaktoni me Portalin Kastori.