Zyrtar për zhvillim të zonave  ekonomike (2)

MTI
Publikuar më
Korrik 11, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 03/ L -149, Rregullore  Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shpallë:

REKRUTIM

Institucioni: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve
Titulli i vendit të punës: Zyrtar për zhvillim të zonave  ekonomike
Koeficienti / 7
Nr. i Referencës:  MTI/ 19
Numri i zyrtarëve që do të pranohen: 2
Vendi: Prishtinë
Data: 11/07/2019 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet, në koordinim me mbikëqyrësin për zbatimin e projekteve, shërbimeve dhe produkteve përkatëse në fushën profesionale specifike;
  • Kryen detyrat e parapara në planet e punës të miratuara në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;
  • Pranon, shqyrton dhe vlerëson aplikimet për krijimin e zonave ekonomike, verifikon që janë në përputhshmëri më legjislacionin ekzistues dhe procedon rekomandimin tutje;
  • Koordinon punën dhe bashkëpunon me sektorët përkatës të institucioneve qeveritare dhe joqeveritare rreth çështjeve të zonave ekonomike, si dhe negocion dhe zgjidhë çështjet që lidhen me zhvillimin dhe punën e zonave ekonomike;
  • Menaxhon, mbikëqyrë, kontrollon dhe verifikon zbatimin kontratave për projektet kapitale, si dhe harton raporte me fotografi për punët e realizuara në terren, si dhe bënë pranime teknike të projekteve
  • Kontrollon, shqyrton dhe vërteton situacionet për punët e realizuara për projektet kapitale, si dhe harton raportet për pagesa të situacioneve, nënshkruan, kompleton lëndët dhe procedon për pagesë,
  • Kontrollon dhe në raste të veçanta korrigjon projektet që do të investohen, si dhe paramasat dhe parallogaritë në kuadër të tyre, për defektet që mund të paraqiten gjatë ekzekutimit të punimeve, si dhe jep rekomandim për përmirësime
  • Kryen detyra të tjera sipas nevojës për të realizuar misionin, qëllimet, objektivat, aktivitetet dhe detyrat e Sektorit, të Drejtoratit dhe të Agjencisë dhe/ose sipas kërkesave të Udhëheqësit të Sektorit.

Kualifikimet për këtë vend të punës:

  • Diplomë universitare: Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, drejtimi Hidro, Kontruktiv dhe Infrastruktur;
  • Minimum 2 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e legjislacionit të zhvillimit të zonave ekonomike
  • Njohuri të zhvillimit ekonomik në vend, rajon dhe me gjerë;
  • Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës , të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Kohëzgjatja e emërimit:

Nëpunësi i karrierës (përhershëm) Periudha provuese. Dymbëdhjetë (12) muaj.

Data e mbylljes së konkursit: 25/07/2019

Paraqitja e kërkesave

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më: 25/07/2019 Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.

Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.  

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike,qendrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara,vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do  të kontaktohen.

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019