Zyrtar për zhvillim (2)

Komuna e Prishtinës
Publikuar më
Korrik 11, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 11 paragrafi 1, nenit 18 paragrafi 1 dhe 3, nenit 20 paragrafi 1 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës shpallë:

KONKURS

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

DREJTORIA PËR PLANIFIKIM STRATEGJIK DHE ZHVILLIM TË QENDRUESHEM
POZITA: Zyrtar për zhvillim – dy (2) ekzekutues
KOEFICIENTI : 7
LLOJI I POZITËS: I karrierës
KATEGORIA FUNKSIONALE: Nivel profesional
ORARI I PUNËS: 40 orë në javë
MBIKËQYRJA: Udhëheqësit të sektorit

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS :

  • Koordinon aktivitetet dhe veprimet për hartimin, zbatimin dhe rishikimin e PZHK-se apo strategjive tjera në nivel komune;
  • Koordinon programe dhe projekte mbështetëse të bizneseve;
  • Ofron përkrahje për kandidatët që dalin në tregun e punës nga shkollat profesionale dhe te rinjve tjerë, me trajnime, këshillime dhe ndërmjetësime për punë praktike dhe punësim;
  • Ofron mbështetje në orientimin e nxënësve të shkollave të mesme të ulëta në përzgjedhjen e profesionit;
  • Organizimi i trajnimeve për organizim të punës praktike, në bazë të metodologjisë së adoptuar, këshillim për karrierë për kompanitë;
  • Inkurajimi dhe promovimi për zgjerimin e NVM-ve te komunës së Prishtinës;
  • Ndihmon në organizim të ngjarjeve, me qëllim të promovimit dhe adresimit të kërkesave të tregut për profesionet e caktuara;
  • Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

Kushtet:

  • Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve profesionale që korrespondojnë me detyrat e punës;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Diplomë universitare, drejtimi ekonomik, juridik, administrate publike;
  • Minimum 2 vite përvojë pune profesionale.

Data e shpalljes së konkursit: 11/07/2019 deri me dt. 25/07/2019.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Qendrën për Shërbim me Qytetarë në objektin e komunës së vjetër. Në aplikacion duhet te ceket qartë titulli i vendit te punë dhe dokumentet e bashkangjitura aplikacionit duhet te jenë kopje dhe nuk kthehen.

“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet e Kosovës”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimet civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes për pozitën e cekur më lartë.

KPSHC (Komisioni përzgjedhës i shërbimit civil) duke u bazuar në nenin 25 paragrafi 1 të Rregullores NR. 02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil, mund të verifikoi me institucionet përkatëse vërtetësinë e të dhënave të sigurta nga kandidatët.

Aplikacionet duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, përvojës së punës si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme të kërkuara sipas kushteve të konkursit.

Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni me Sektorin e Burimeve Njerëzore, zyra nr. 230, në këtë nr. të telefonit 038/230-900 lokali 10-70.

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019