Zyrtar për shërbime sociale (4)

Komuna e Prishtinës
Publikuar më
Korrik 11, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 11 paragrafi 1, nenit 18 paragrafi 1 dhe 3, nenit 20 paragrafi 1 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës shpallë:

KONKURS

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

DREJTORIA E MIRËQENIES SOCIALE
POZITA: Zyrtar për shërbime sociale – katër (4) ekzekutues
KOEFICIENTI :
6
LLOJI I POZITËS: I karrierës
KATEGORIA FUNKSIONALE: Nivel profesional
ORARI I PUNËS: 40 orë në javë
MBIKËQYRJA: Udhëheqësi Sektorit për Shërbime Sociale

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS :

  • Të ofroj mbështetje profesionale në mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror, birësimin, strehimin familjar, kujdestarin strehimin e përkohshëm familjar ;
  • Të ofroj mbështetje profesionale në mbrojtjen e fëmijëve me sjellje asociale dhe delikuente ;
  • Të shqyrtoj rastet e abuzimit dhe të lënies pas dore të fëmijëve dhe të merr masa dhe veprime te duhura;
  • Të punoj në sanim të marrëdhënieve të çrregulluara bashkëshortore, të bëj propozimin për besim të fëmijëve në raste të shkurorëzimit të prindërve dhe përcjell realizimin e kontaktimeve ;
  • Përcjell rastet e dhunës në familje dhe rastet e trafikimit;
  • Bën mbrojtjen e të moshuarve dhe jep propozime lidhur me to;
  • Bën pranimin e kërkesave për fëmijët me aftësi të kufizuar të përhershme përgatitjen e lëndës për komision mjekësore si dhe vizitat së paku dy herë në vit fëmiut në familje;
  • Ofron ndihmë në mbrojtjen e fëmijëve nga punët e rënda;
  • Trajton rastet e personave që konsumojnë substanca narkotike, alkoolike
  • Trajton rastet dhe përgatitë raporte për gjykatë për heqjen e zotësisë veprimit të personave të pa aftë për të vepruar;
  • Kryen dhe punë të tjera brenda fushëveprimit të Sektorit me kërkesë të mbikëqyrësit dhe të

Kushtet:

  • Njohuri në fushën e shërbimeve sociale:
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës, koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Diplomë universitare, drejtimi: Sociologji, Pedagogji, Psikologji, Juridik, pa përvojë ose shkollë e lartë dhe 2 vite përvojë.

Data e shpalljes së konkursit: 11/07/2019 deri me dt. 25/07/2019.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Qendrën për Shërbim me Qytetarë në objektin e komunës së vjetër. Në aplikacion duhet te ceket qartë titulli i vendit te punë dhe dokumentet e bashkangjitura aplikacionit duhet te jenë kopje dhe nuk kthehen.

“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet e Kosovës”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimet civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes për pozitën e cekur më lartë.

KPSHC (Komisioni përzgjedhës i shërbimit civil) duke u bazuar në nenin 25 paragrafi 1 të Rregullores NR. 02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil, mund të verifikoi me institucionet përkatëse vërtetësinë e të dhënave të sigurta nga kandidatët.

Aplikacionet duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, përvojës së punës si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme të kërkuara sipas kushteve të konkursit.

Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni me Sektorin e Burimeve Njerëzore, zyra nr. 230, në këtë nr. të telefonit 038/230-900 lokali 10-70.

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019