Zyrtar për monitorimin e komunave

MAPL
Publikuar më
Korrik 10, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

Në bazë të  Ligjit Nr. 03/L-149,  për Shërbimin Civil  të Republikës së Kosovës dhe  Rregullores Nr.02/2010 neni 15 paragrafi 2 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil,  Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal  Shpall

KONKURS

Titulli i vendit të punës: Zyrtar për monitorimin e komunave
Departamenti: Ligjor dhe Monitorim të Komunave
Divizioni: Monitorim të Komunave
Orari i punës: Orar i plotë i punës
Koeficienti: 7
Raporton tek: Udhëheqësi i Divizionit
Lloji i pozitës: I karrierës
Mbikëqyrja e stafit: Nuk ka
Referenca: MPL/160

 Qëllimi i vendit të punës :

Monitorimi i punës së komunave/organeve komunale në ushtrimin e përgjegjësive ligjore, vlerësimi i ligjshmërisë së akteve si dhe ofrimi i përkrahjes së tyre në përmbushjen e obligimeve të tyre.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Monitorimin e punës së Kuvendeve të Komunave dhe Komiteteve /Komisioneve;
  2. Monitorimin e punës së administratës komunale në ofrimin e shërbimeve administrative;
  3. Vlerëson ligjshmërinë e akteve të komunave se a janë në pajtim me legjislacionin bazë për vetëqeverisje lokale;
  4. Evidentimin e shkeljeve ligjore në komuna dhe mirëmbajtja e listës së shkeljeve ligjore në Komuna;
  5. Përgjegjës për mbledhjen e të dhënave nga Komuna;
  6. Ndihmon aktivitetet për komunikim ndërmjet organeve të qeverisjes lokale dhe nivelit qëndëror;
  7. Përgaditja e pyetësorëve që lidhen me punën e Kuvendeve të komunave , komiuteteve dhe administratës komunale;
  8. Kryen edhe punë dhe detyra tjera sipas këerkesës së Udhëheqësit të Divizionit dhe Udhëzimeve të Departamentit;

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

Diplomë universitare në fushën e drejtësisë, ekonomisë;

Se paku 2 vite përvojë pune

Të ketë njohuri mbi legjislacionin e aplikueshëm, për çështjet të cilat kanë të bëjnë me vetëqeverisjen lokale;

T’i njohë gjuhët zyrtare;

Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme për komunikim si dhe aftësi të shkëlqyeshme ndër-personale;

Të jetë i aftë për të punuar në mënyrë efektive me qëllim të përmbushjes së afateve të caktuara kohore;

Të ketë shkathtësi shumë të mira kompjuterike (aplikacionet Microsoft, internet etj).

Aktet ligjore  dhe aktet nën –ligjore  që rregullojnë rekrutimin

Rekrutimin e nëpunësve civil e rregullon Ligji Nr. 03/L -149 Për shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Rregullorja Nr.02/2010  Për Procedurat e Rekrutimit  në Shërbimin Civil.

Kohëzgjatja e emërimit

Kohëzgjatja e emërimit-punësimit është në përputhje me LSHCK Nr. 03/L-149,  në të cilën është e përfshirë periudha e punës provuese njëvjeqare.

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve

Formularët zyrtar për aplikim merren në Zyrën e Personelit të MAPL-së, Kati XII -zyra 1203 , ndërtesa e ish-Rilindja, gjithashtu mund të tërhiqen edhe nga ueb -Faqja e MAPL -së.

Kushtet per pjesëmarrje ne  rekrutim

Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive për kualifikimet e nevojshme arsimore, përvojën e punës, kurset e ndjekura, referencat etj, mund të dorëzohen drejtpërdrejtë në Zyrën e Personelit të MAPL-së dhe përmes postës.

-“Shërbimi Civil i Koosvës ofron mundësi të barabarta të  punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”,

-“Komunitet jo- shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11,pragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikë së Kosovës”

-Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Procedura e Konkurimit

Procedura e konkurimit është e  jashtme  dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit përkatsisht nga data 10.07.2019 deri më  24.07.2019.

Konkursi dhe kërkesa për punësim janë të publikuara edhe në ueb-Faqen e Ministrisë:

mapl.rks-gov.net

Për informata shtesë mundë të kontaktoni Zyrën e Personelit të MAPL-së, në telefonin: 038-200 35-555.

Listime të ngjashme

Korrik 17, 2019
Korrik 17, 2019