Zyrtar për Kredi Problematike

Banka Ekonomike
Publikuar më
Maj 9, 2019
Qyteti
Prishtine
Lloj listimi
Pune  

Përshkrimi

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

Zyrtar për Kredi Problematike (1 vend pune)

Departamenti i Riskut Kreditor

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Viziton klientët në 90+ ditë vonesë në terren ku është caktuar të punoj ;
  • Është përgjegjës për monitorimin dhe vizitën e të gjitha ekspozimeve kreditore 90+ ditë në vonesa;
  • Është përgjegjës për monitorimin dhe vizitën e të gjitha ekspozimeve kreditore 180+ ditë në vonesa (ekspozimeve të shlyera);
  • Përgjegjës për objektivat mujore të caktuara në bazë të buxhetit të aprovuar vjetor;
  • Është përgjegjës për mirëmbajtjen e pengut të konfiskuar (mjeteve të luajtshme);
  • Këshillon dhe përkrahë degët në lidhje me rastet problematike;
  • Implementon strategjinë e inkasimeve të borxheve të këqija (180+);
  • Raporton në baza të rregullta ditore, javore dhe mujore;
  • Implementimin e politikave dhe procedurave të bankës për kredi në vonesa;
  • Përgjegjës për procesin e kredive të paditura për të gjitha ekspozimet mbi 180+ ditë;
  • Kontrollon zhvillimin e raporteve të brendshme – kreditë e shlyera dhe rikthimet;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet ;

  • Fakulteti Ekonomik ose Juridik;
  • Të jetë i gatshëm të  punoj me stres të shtuar dhe nën presion;
  • Të ketë aftësi të mira negociuese, komunikimit, organizative dhe aftësi në zgjidhje të  problemeve;
  • Aftësi të mira për punë të përbashkët ekipore;
  • Të ketë njohuri për punë me kompjuter.

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

Afati i aplikimit është deri më datë 14 Maj 2019 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.

Listime të ngjashme

Lead researcher(s)   Ballkan e re
Qershor 24, 2019
Praktikant/e   Mitrovice e re
Qershor 24, 2019
Dizajner/e grafik/e   Prishtine e re
Qershor 24, 2019
Qershor 24, 2019